BE: Vazhdimi i bisedimeve në duart e Kosovës dhe Serbisë

BE: Vazhdimi i bisedimeve në duart e Kosovës dhe Serbisë

Bashkimi Evropian tha se takimi i radhës ndërmjet Prishtinës e Beogradit për vazhdimin e bisedimeve mbetet në dorën e palëve. Në një përgjigje përmes postës elektronike, zyra për informim e Bashkimit Evropian i tha Zërit të Amerikës se “Bashkimi Evropian vepron si një lehtësues në bisedime. Është në dorën e palëve të bien dakord për […]

Në një përgjigje përmes postës elektronike, zyra për informim e Bashkimit Evropian i tha Zërit të Amerikës se “Bashkimi Evropian vepron si një lehtësues në bisedime. Është në dorën e palëve të bien dakord për përmbajtjen, shpejtësinë, hapat e ardhshëm, formatin dhe afatet kohore të bisedimeve. Jemi në kontakt të vazhdueshëm me kryenegociatorët nga të dyja palët dhe do të vazhdojmë diskutimet tona në Bruksel sa më shpejt që të jetë e mundur”, thuhet në përgjigjen e zyrës së Bashkimit Evropian në Bruksel.

Ekipet teknike të Prishtinës e Beogradit ishte planifikuar të takoheshin gjatë kësaj jave për të vazhduar bisedimet që pastaj do t’i hapnin rrugë një takimi ndërmjet dy presidentëve, Hashim Thaçi e Aleksandër Vuçiç.

Por, ekipi negociator i Prishtinës ka shprehur pakënaqësi me zyrtarët e Bashkimit Evropian për caktimin e temave në bisedimet teknike. Zyrtarët e Kosovës e kritikuan Bashkimin Evropian për siç thuhet, favorizim të temave që janë përparësi për Beogradin siç është çështja e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe. Autoritetet në Kosovë kanë kërkuar që temë e bisedimeve të jetë energjetika, një çështje kjo që vazhdon të mbajë të bllokuar Kosovën në integrimin e rrjetit të saj në rrugët energjetike rajonale dhe evropiane.

Kosova e Serbia po hyjnë në një periudhë përfundimtare të bisedimeve për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe detyruese për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre.

Por, një nga sfidat në Kosovë mbetet krijimi i një konsensusi të përgjithshëm, pasi çdo marrëveshje e arritur do të duhej të ratifikohej në Parlamentin e Kosovës.

Qeveria e Kosovës tërhoqi sot nga rendi i ditës në parlamentin e Kosovës, platformën për bisedime me Serbinë, me qëllim që siç u tha t’i jepet hapësirë gjetjes së një konsensusi më të gjerë politik.

“Krejt kjo bëhet në mënyrë që t’i hapim kohë dhe hapësirë ndërtimit të një konsensusi sa më të gjerë kombëtar dhe vazhdimit të konsultimeve të mëtejshme”, tha ministri Skender Reçica, i cili lexoi një letër të kryeministrit Haradinaj.

Tërheqja pasoi, kundërshtimin partive opozitare në parlament të cilat u shprehën kundër platformës së qeverisë në përmbajtje por edhe kundër rolit udhëheqës të këtyre bisedimeve nga presidenti Hashim Thaçi.

Me gjithë kundërshtimet e partive në parlament për mënyrën e udhëheqjes së bisedimeve, presidenti Thaçi do të mund të zhvillojë takimet e ardhshme, mbase brenda këtij muaji.

Por, çështja më e debatueshme është se cilat do të jenë kompromiset që duhet t’i bëjnë të dyja vendet në mënyrë që ky proces të përmbyllet.

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme/be-vazhdimi-i-bisedimeve-kosove-serbi-ne-duar-e-paleve-544813/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?