AUV pagoi dyfish fermerët për kafshët e ngordhura

  Edhe pse me vendim të Qeverisë ishte përcaktuar që një fermeri t’i kompensohej lopa e ngordhur nga sëmundja gungore në vlerë 1 mijë e 200 euro, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës ka kompensuar dyfish fermerët. Nga 46 raste të audituara nga Zyra Kombëtare e Auditimit, që kapin vlerën prej 60 mijë e 200 eurosh, […]

Edhe pse me vendim të Qeverisë ishte përcaktuar që një fermeri t’i kompensohej lopa e ngordhur nga sëmundja gungore në vlerë 1 mijë e 200 euro, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës ka kompensuar dyfish fermerët.

Nga 46 raste të audituara nga Zyra Kombëtare e Auditimit, që kapin vlerën prej 60 mijë e 200 eurosh, në tri raste me vlerë prej 7 mijë e 200 eurosh Auditori ka hasur në parregullsi, ku ishin dyfishuar pagesat ndaj fermerëve, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Fermerët janë kompensuar/paguar nga 2,400 euro për gjedh, përderisa vlera e duhur për kompensim/pagesë ishte 1,200 euro për gjedh”, thuhet në raportin e Auditorit për Zyrën e kryeministrit të Kosovës.

Për këtë zyrtarët përgjegjës janë deklaruar se është bërë gabim nga Komisioni i vlerësimit dhe se pas marrjes së draftit nga ZKA-ja, sipas zyrtarëve përgjegjës të AUV-it, kryeshefi i Agjencisë ka ndërmarrë masat përkatëse lidhur me këto raste duke nxjerrë disa vendime me të cilat obligon fermerët që në afat prej 30 ditësh t’i kthejnë mjetet e pranuara në buxhetin e AUV-it.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?