Assad do ta vizitojë Kim Jong-un në Korenë Veriore

Presidenti i Sirisë, Bashar al-Assad ka caktuar që të zhvillojë një vizitë në Korenë e Veriut. Kjo do të ishte vizita e parë që ndonjë lider i ndonjë shteti do të bënte në atë vend prej kur në krye ka ardhur Kim Jong-un, shkruan Aljazeera. Assad, kanë raportuar mediat koreane, se ka njoftuar të dërguarin […]
Presidenti i Sirisë, Bashar al-Assad ka caktuar që të zhvillojë një vizitë në Korenë e Veriut.
Kjo do të ishte vizita e parë që ndonjë lider i ndonjë shteti do të bënte në atë vend prej kur në krye ka ardhur Kim Jong-un, shkruan Aljazeera.
Assad, kanë raportuar mediat koreane, se ka njoftuar të dërguarin e Koresë së Veriut në Damask, Mun Jong-nam, më 30 maj për udhëtimin që do të bëjë.
“Dua ta bëj një vizitë në DPRK – Republikën Popullore Demokratike të Koresë dhe ta takojë Kim Jong-un”, ka thënë Assad, duke përdorur akronimin e plotë të Koresë së Veriut.
“Jam i sigurt se ai do të arrijë fitoren përfundimtare dhe të realizojë riunifikimin e Koresë, pa pasur ndonjë dështim”.
Lidhur me paralajmërimin e vizitës së Assad në Korenë e Veriut nuk ka pasur ndonjë komentim nga zyra e tij si president.












