Asgjësohet parcela e hashashit në Krujë, arrestohen tre persona

Asgjësohet parcela e hashashit në Krujë, arrestohen tre persona

  Pas një hetimi proaktiv disa mujor, në vijim të operacionit “Krasta 2”, specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Krujë asgjësuan 2080 bimë Cannabis Sativa. Ky ishte një operacion i përbashkët midis Komisariatit të Policisë Krujë, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, Forcave Operacionale dhe FLO të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Gjatë […]

 

Pas një hetimi proaktiv disa mujor, në vijim të operacionit “Krasta 2”, specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Krujë asgjësuan 2080 bimë Cannabis Sativa.

Ky ishte një operacion i përbashkët midis Komisariatit të Policisë Krujë, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, Forcave Operacionale dhe FLO të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Gjatë operacionit janë ndaluar shtetasit Ferdjan Zalla 33 vjeç, banues në Krujë, Mondi Zalla 42 vjeç, banues në Fushë – Krujë dhe Arben Babasi 42 vjeç, banues në Fushë – Krujë.

Gjithashtu filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin G.Sh. 42 vjeç, banues në Krujë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Shtetasit e mësipërm, dyshohet se në bashkëpunim me njëri- tjetrin dhe me persona të tjerë (për të cilët vazhdon hetimi), në vendin e quajtur Krastë kanë kultivuar në disa ambiente të hapura në brendësi të pyllit 2,080 bimë narkotike Cannabis Sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” në bashkëpunim në ngarkim të shtetasve F.Zalla, M.Zalla dhe A.Babasi parashikuar në nenin 284/ 3, 25 të Kodit Penal; “Moskallëzimi i krimit” në ngarkim të shtetasit G.Sh., parashikuar në nenin 300 të Kodit Penal.

 

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?