As nënkryetari tjetër i LDK-së nuk e kundërshton Thaçin si kryenegociator

As nënkryetari tjetër i LDK-së nuk e kundërshton Thaçin si kryenegociator

Haki Rugova ka refuzuar të dalë kundër idesë që Hashim Thaçi të jetë Kryenegociator në dialogun me Serbinë. Ka thënë se LDK të hënën do të dalë me qëndrim përfundimtar. Ka premtuar se do të respektojë çfarëdo vendimi që do të marrë Partia e Isa Mustafës. Deri tash, zyrtarët e LDK’së kanë dhënë qëndrime kontradiktore […]

As Nënkryetari tjetër i LDK’së, Haki Rugova, nuk ka pranuar të thotë qëndrimin pro ose kundër idesë që Hashim Thaçi të jetë udhëheqës i ekipit kosovar në dialogun me Serbinë.

Ka thënë vetëm se do përkrahë qëndrimin e partisë që do të merret, sipas të gjitha gjasave, të hënën.

“Qëndrimin e LDK-së keni me pa të hënën. Në periudhën në vazhdim dalin qëndrimet tona”, ka deklaruar Rugova, të dielën, për Express.

Në anën tjetër, Lutfi Haziri e Agim Veliu nuk kanë dalë kundër idesë që Thaçi të jetë kryenegociator.

Haziri ka thënë se LDK nuk përfiton asgjë nëse e gofet politikisht mbi kurrizin e Presidentit. Derisa Veliu ka thënë se ndoshta ish-lideri i PDK’së nuk është mirë të jetë udhëheqës i një procesi kaq të ndjeshëm.

Ndërkohë, Avdullah Hoti, në konferencën e së premtes, ka thënë se për LDK’në është më e rëndësishme se çka do të diskutohet se sa kush do të jetë udhëheqësi i ekipit.

Dialogu Kosovë-Serbi prej pasluftës është udhëhequr prej Presidentëve. Fillimisht prej Ibrahim Rugovës pastaj nga Fatmir Sejdiu.

Në kohën e luftës në Rambuje, Presidenti Rugova, nuk ishte lejuar të ishte Shef i Delegacionit, duke e lënë udhëheqës Hashim Thaçin.

Javët e fundit, Presidenti Thaçi ka folur sikur Kryenegociator. Ka paralajmëruar edhe kompromise me Serbinë në kuadër të dialogut.

Kosova dhe Serbia kanë zhvilluar edhe dialogun e Brukselit, të cilin e ka udhëhequr Hashim Thaçi herë si Kryeministër dhe tash si President.

Lidhja Demokratike e Kosovës edhe pse në opozitë ka përkrahur Qeverinë e Kosovës në disa vendime përfshirë ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?