Ana e errët e jahteve të pasanikëve për të cilën nuk flitet

Ana e errët e jahteve të pasanikëve për të cilën nuk flitet

Nëse shefi i tij kërkon një ushqim të veçantë, Dirk Zimmerman, një kuzhinier 35-vjeçar në superjaht ulet në helikopter dhe niset për të gjetur ushqim. Siç thotë ai, ka fluturuar shumë herë nga jahti në kërkim për kungull të njomë në Oman, apo domate që rriten në atolet e Paqësorit. “Do të shokoheshit nëse do […]

“Do të shokoheshit nëse do të dinit se sa para janë ata në gjendje për të shpenzuar, por fluturimi dy orësh me helikopter në kërkim të ushqimit gjithnjë më ngazëllen”, thotë Zimmerman duke përgatitur sushi në kuzhinë të pajisur në mënyrë profesionale të jahtit të gjatë 60-metra ‘St David në Monako.

Ndërsa të pasurit janë duke u bërë më të pasur – vetëm vitin e kaluar ka pasur 145 miliarderë të rinj – dhe kërkesat janë në rritje për super-jahte të reja më të gjata se 24 metra. Në këtë moment, më shumë se 500 prej tyre janë ndërtuar anembanë botës.

Disa prej tyre kanë më shumë se 100 punonjës. Gjithsej sektori i kësaj dege të turizmit punëson rreth 37.000 njerëz, dhe të rinjtë që e shohin veten e tyre në këtë biznes shkollohen në Universitetin Soltent në Southampton, i cili ofron trajnime shtesë në Akademinë për superjahte  Warsash, transmeton KosovaPress.

Çdo pranverë, dhjetëra të rinj britanik shkojnë për trajnime në Antibes në Cote d’Azur, qendra jozyrtare për rekrutimin e ekuipazhit.

Përderisa kjo është një punë e ëndërruar, shumë e dinë se ka edhe medalje të tjera. Aksidentet, lëndimet, vdekjet janë pjesë përbërëse e kësaj pune. Vetëm në vitet e fundit, tre anëtarë të rinj të ekuipazhit kanë humbur jetën duke iu shërbyer pasanikëve të tyre.

Këto super-jahte zakonisht lundrojnë pa ndërprerë rreth botës dhe vetëm për një kohë të shkurtër qëndrojnë në porte. Arsyeja është se ata nuk duhet të regjistrohen dhe të paguajnë taksa. Kjo është arsyeja pse ekuipazhet nuk mund të kenë të njëjtën mbrojtje ligjore si ata që punojnë në tokë, transmeton KosovaPress.

Familjet ankohen se në rast aksidenti apo vdekjeje, ata nuk kanë askënd që të padisin dhe nëse do t’i ndihmojnë pas vdekjes më të dashurve të tyre, pasi asnjë prej pronarëve të pasur të jahteve nuk shfaqet në funeral.

Michael Hanlon ishte 22-vjeç kur mori punën nga ëndrrat në mars 2013 – të ishte instruktor i sporteve të ujit në jahtin 62-metra Faith në posedim të miliarderit të modës kanadeze Lawrence Stroll. Një muaj më vonë dhe para se të fitonte pagën e parë prej 3,500 dollarësh, ai u gjet i vdekur. Ai u kthye i lodhur pas një nate nga lundrimi në Antibes në rivierën franceze. Ai bëri dy ndërrime të turistëve, duke punuar ditë e natë, dhe pastaj shkoi në një bar lokal për të festuar herën e parë që kaloi Atlantikun në jetën e tij.

Por, ndërsa jahti qëndron mbyllur natën, ai u përpoq të hyjë nga dalja emergjente jozyrtare. Ai ra nga kuverta e lartë dhe goditi kokën në mol, dhe u mbyt. Trupi i tij u gjet vetëm ditën tjetër.

Të ngjashme
Krijesa e çuditshme që ‘shkëlqen në errësirë’, fotografohet në Australi për herë të parë

Krijesa e çuditshme që ‘shkëlqen në errësirë’, fotografohet në Australi për herë të parë

Cilat janë mënyrat sekrete se si qentë komunikojnë me pronarët e tyre?

Cilat janë mënyrat sekrete se si qentë komunikojnë me pronarët e tyre?

Testamenti i pazakontë i një biznesmeni: Pas vdekjes time, hidhni dollarë nga qielli

Testamenti i pazakontë i një biznesmeni: Pas vdekjes time, hidhni dollarë nga qielli

Nexhmedin Spahiu: Ismail Qemaili e ka çu, Isa Boletini e ka puthë (VIDEO)

Nexhmedin Spahiu: Ismail Qemaili e ka çu, Isa Boletini e ka puthë (VIDEO)

Pordhi në aeroplan, pasagjeri detyrohet të largohet nga fluturimi

Pordhi në aeroplan, pasagjeri detyrohet të largohet nga fluturimi

Përplasja e Big-ave: Bigu i Shqipërisë i mëshon Bigut të Kosovës

Përplasja e Big-ave: Bigu i Shqipërisë i mëshon Bigut të Kosovës

Ermal Panduri shkel Kushtetutën: Vjen me urim të guximshëm për 28 Nëntorin

Ermal Panduri shkel Kushtetutën: Vjen me urim të guximshëm për 28 Nëntorin

Kishku dhe buallica në qendër të Prishtinës: Pamje prekëse për gjeneratat e viteve 90’të 😛

Kishku dhe buallica në qendër të Prishtinës: Pamje prekëse për gjeneratat e viteve 90’të 😛

E pazakontë! Qeni futet për të ngrënë suxhuk brenda një marketi në Ferizaj

E pazakontë! Qeni futet për të ngrënë suxhuk brenda një marketi në Ferizaj

Për shkak të vapës, moderatori austriak lag veten live

Për shkak të vapës, moderatori austriak lag veten live

Jepini një puthje sepse sot është Dita Botërore e Puthjes

Jepini një puthje sepse sot është Dita Botërore e Puthjes

Kryeministri Kurti përdorues i dobët i telefonit: Video nga kerri e dëshmon këtë

Kryeministri Kurti përdorues i dobët i telefonit: Video nga kerri e dëshmon këtë

“Isha i uritur, nuk kisha ngrënë mëngjes”, vizitori i muzeut ha bananen e ekspozuar si pjesë e instilacionit artistik

“Isha i uritur, nuk kisha ngrënë mëngjes”, vizitori i muzeut ha bananen e ekspozuar si pjesë e instilacionit artistik