Albin Kurti kritikon Qeverinë në takim me përfaqësuesit e Trepçës

Albin Kurti kritikon Qeverinë në takim me përfaqësuesit e Trepçës

  Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka takuar përfaqësuesit e Sindikatës dhe Bordit të Trepçës, duke thënë se kjo parti është në anën e punëtorëve, për zhvillimin e Trepçës. Kurti po ashtu ka vlerësuar se statuti i Trepçës i miratuar ditë më parë nga Qeveria, nuk është në shërbim të interesit zhvillimor të Trepçës. Sipas […]

 

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka takuar përfaqësuesit e Sindikatës dhe Bordit të Trepçës, duke thënë se kjo parti është në anën e punëtorëve, për zhvillimin e Trepçës.

Kurti po ashtu ka vlerësuar se statuti i Trepçës i miratuar ditë më parë nga Qeveria, nuk është në shërbim të interesit zhvillimor të Trepçës.

Sipas të parit të Vetëvendosjes, Qeveria ka shpërfillur shqetësimet dhe versionin e Sindikatës për Statutin e Trepçës.

Pa ndërhyrje publikimi i Kurtit:

Statuti i Trepçës që e ka miratuar Qeveria e Kosovës ditë me parë nuk është as në shërbim të interesit zhvillimor të Trepçës dhe as të të drejtave sociale të punëtorëve. Kjo ishte tema e takimit që pata sot me kryetarin e Sindikatës së Trepçës dhe anëtarin e Bordit të Trepçës, z.Shyqyri Sadikun, dhe bashkëpunëtorët e tij, z.Gani Osmanin, sekretar i Sindikatës së Trepçës dhe minator në Stan Tërg, dhe, z.Haxhi Qerimin, kryetar i Sindikatës së Fabrikës së Municionit në Skënderaj. Me drejtuesin e Komitetit Profesional të Lëvizjes VETËVENDOSJE! për Industrinë, z.Nazmi Mikullovci, dhe me koordinatoren e Komiteteve tona Profesionale, znj.Dejona Mihali, dëgjuam shqetësimet e arsyeshme të Sindikatës, verzioni i së cilës për Statutin e Trepçës është shpërfillur nga kryeministri dhe Qeveria. Asete të shumta të Trepçës duan t’i shpiejnë në likuidim kurse minatorëve nuk duan t’ua njohin stazhin e punës gjatë viteve 1990-1999. Lëvizja VETËVENDOSJE! është në anën e punëtorëve, për të drejtat e tyre dhe për zhvillimin e Trepçës.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?