Abdullahu: Zgjedhjet e jashtëzakonshme duhet mbajtur urgjentisht

Abdullahu: Zgjedhjet e jashtëzakonshme duhet mbajtur urgjentisht

Faton Abdullahu nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë se zgjedhjet e jashtëzakonshme janë mëse të nevojshme para se Kosova të futet në fazën finale të bisedimeve me Serbinë. Ndërsa ka komentuar rreth prijësit të duhur të dialogut, Abdullahu deklaroi se dialogu me Serbinë e po ashtu dhe Asociacioni janë çështje të rënda për tu […]

Faton Abdullahu nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë se zgjedhjet e jashtëzakonshme janë mëse të nevojshme para se Kosova të futet në fazën finale të bisedimeve me Serbinë.
Ndërsa ka komentuar rreth prijësit të duhur të dialogut, Abdullahu deklaroi se dialogu me Serbinë e po ashtu dhe Asociacioni janë çështje të rënda për tu dialoguar nga personat jolegjitim.

”Zgjedhjet e jashtëzakonshme do t’na nxirrnin nga një krizë sepse dialogu është çështje me rëndësi të madhe”, ka thënë ai në Klan Kosova.

”Duhet zgjedhje të jashtëzakonshme për çështje kaq të rëndësishme sepse po bëhen gabime të mëdha. Nuk është urgjente, duhet të sjellim kuadro të reja. Grup të Unitetit në krye me Hashim Thaçin në asnjë mënyrë!”

”Janë çështje shumë të rënda, të ndjeshme sidomos ajo e Asociacionit”, ka thënë Abdullahu.

”Mos-bashkëpunimi opozitar, është ajo që ia zgjatë jetën kësaj qeverie. Nëse ka dicka ku ne nuk do duhej të ngutemi, është dialogu me Serbinë”.

”Kur vjen puna tek liberalizimi, këto procese dëmtohen nëse shkojmë në dialog nga negociatorët jolegjitim”.

”Prijës i gabimeve është Hashim Thaçi, nuk është as Ramush Haradinaj e as Kadri Veseli. E për t’i shmangur kushtimeve të gabimeve, duhet të shkojmë në zgjedhje me patjetër”.

”Këtij njeriu nuk bën t’i besojmë për këto raste. Edhe në rastin e ushtrisë. Duket se ata që e përkrahin është se në rast se bëhen lëshime në Asociacion është ky njeri që mund t’i amortizoi”.

”Kisha apeluar tek opozita që t’i thërret mendjes që të jetë toleruese, por s’është e thënë që ky njeri të shkojë në dialog e të bëjë muhabete”.

”Brukselit po i ngutet e ka faktuar, por s’është kjo që duhet të ngutemi edhe ne”.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?