Abazi: Thaçi nuk do të duhej të mbante asnjë post publik, e lëre më të udhëheq bisedimet me Serbinë

Abazi: Thaçi nuk do të duhej të mbante asnjë post publik, e lëre më të udhëheq bisedimet me Serbinë

Analisti dhe njohësi i çështjeve politike në vend, Haki Abazi, në një prononcim për Periskopin, ka thënë se presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, është një njeri me integritet dhe kredibilitet në pikëpyetje, prandaj si i tillë, jo që nuk do të duhej të udhëhiqte bisedimet me Serbinë, por nuk do të duhej të […]

“Ngjitja e Hashim Thaçit në politikë, është trajktorja më e dyshimtë e shoqëruar dhe asociuar në faza të ndryshme edhe me dyshime të natyrave të ndryshme. Që nga akuzat se ka qenë i burgosur në Shqipëri, për akt kriminal, e prej ku është liruar me intervenim, deri tek akuzat për ish-pjesëtarëve të SHIK-ut, për involvim në krimet ndaj udhëheqësve politik të LDK-së. Kjo dhe fakti që Thaçi dhe përzgjedhja e tij si kryeministër dhe president është berë duke degraduar normat demokratike dhe ligjore. Thaçi gjithashtu apostrofohet në raporte ndërkombëtare si njeri me integritet dhe kredibilitet në pyetje. Një profil i tillë e bën Thaçin, njeriun që nuk do të duhej të mbante asnjë post publik, e lërë më të udhëheq negociata”, ka thënë Abazi për Periskopin.

Sa i përket qëndrimit të LDK-së, për përkrahjen ose jo të Thaçit, për të qenë kryenegoicator, Abazi, ka thënë se tashmë LDK-ja është më e unifikuar dhe nuk do ta përkrahë Thaçin.

“LDK-ja ka bërë gabimin e shekullit duke besuar që Thaçi do të jetë ndryshe, kur ka pranuar ta zgjedh president. Por tani besoj qe LDK-ja është konsoliduar, dhe nuk do ta votojë Thaçin, përkundër çfarëdo metode të blerjes . Rreziku është që në fakt, që Thaçi të sjellë në koalicion qeverisës Partinë Socialdemokrate për të siguruar kontinuitetin e vet”, është shprehur ai për Periskopin.

Lidhur me emrin e Thaçit për të udhëhequr fazën finale të dialogut Kosovë-Serbi, nuk ka pajtim as ndërmjet partive politike në Kuvend.

Ndërkohë nesër platforma e propozuar nga Qeveria që Thaçi të udhëheq bisedimet me Serbinë, do të hidhet në votim, dhe do të shihet nëse do të mërr besimin e deputeëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Nga Partia Demokratike e Kosovës është bërë ftesë për një unitet  të përgjithshëm, për këtë çështje./Periskopi/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?