A erdhën në të vërtetë dje ushtarët serbë në kufirin me Kosovën?

Dje mediat raportuan për një gjendje jo të sigurtë në kufirin Kosovë-Serbi në Jarinje, pasi siç thoshin burime të tyre, aty janë parë ushtarë serbë të armatosur. U raportua për disa ushtarë të armatosur në kufirin e Kosovës me Serbinë, mirëpo kjo gjë nuk del të jetë e vërtetë. Metro merr vesh nga burime […]
Dje mediat raportuan për një gjendje jo të sigurtë në kufirin Kosovë-Serbi në Jarinje, pasi siç thoshin burime të tyre, aty janë parë ushtarë serbë të armatosur.
U raportua për disa ushtarë të armatosur në kufirin e Kosovës me Serbinë, mirëpo kjo gjë nuk del të jetë e vërtetë.
Metro merr vesh nga burime të larta në Policinë e Kosovës në veri, se gjithçka është një sajesë dhe keqinformim, pasi në Jarinje nuk ka asnjë ushtar serb.
Burimet thonë se ata që kanë menduar se janë ushtarë serbë, kanë mundur të jenë zyrtarë të tjerë të shtetit serbë.
Sidoqoftë, për këtë çështje nuk janë prononcuar as Policia e Kosovës e as Qeveria, duke mos u përgjigjur në thirrjet e gazetarëve.
Ndryshe, ushtarë serbë në Jarinje nuk janë parë që pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Mirëpo, në pikat e tjera kufitare si Dheu i Bardhë, janë parë ushtarë serbë që kanë qëndruar në pikën neutrale të kufirit.












