Zbulohen dy faqe të fshehura të Anë Frankut që lidheshin me seksin

Anë Franku provoi të fshihte dy faqe nga ditari i saj që përmbanin shaka të ndyra dhe një përshkrim të asaj që ajo i referohej si “çështje seksuale,”, raporton Independent, transmeton Periskopi. Por kërkuesit e kanë gjetur tekstin e fshehur duke përdorur teknologjinë e re digjitale. Franku mund të kishte kamufluar dy faqet shkaku se […]
Anë Franku provoi të fshihte dy faqe nga ditari i saj që përmbanin shaka të ndyra dhe një përshkrim të asaj që ajo i referohej si “çështje seksuale,”, raporton Independent, transmeton Periskopi.
Por kërkuesit e kanë gjetur tekstin e fshehur duke përdorur teknologjinë e re digjitale.
Franku mund të kishte kamufluar dy faqet shkaku se përmbanin gjëra të ndyra të cilat nuk donte që i ati ose dikush tjetër t’i zbulonte.
“Ndonjëherë imagjinoj sikur vjen dikush dhe më pyet për çështje seksuale,” kishte shkruar në holandisht ajo. “Çka do të thoja unë?” Ajo provon të përgjigjet, duke iu adresuar një dëgjuesi imagjinar me një ton të lartë, duke përdorur fraza të tilla si “lëvizje ritmike” për të shkruar seksin, dhe “medikamente internale,” për të përshkruar kontraceptivët.
Ajo flet edhe për menstruacion si një “shenjë se është pjekur” dhe prostitucionin: “Në Paris, ata kanë shtëpi të mëdha për atë punë.” /Independent/Periskopi












