Ymeri tregon a ka PSD’ja vija të kuqe me PDK’në, flet edhe për rrëzimin e Qeverisë

Nënkryetari i PSD-së, Visar Ymeri ka folur rreth partisë së re, Partisë Socialdemokrate, duke thënë se opinioni i gjerë e di pse ka ardhë puna e ndarjes së VV-së. Ai ka treguar se nuk do të ketë bashkëpunim me PDK-në në të ardhmen dhe nuk do të rrëzojnë Qeverinë aktuale duke kërkuar ndihm e Listës […]
Ymeri ka thënë se 12 deputetë e dy kryetarë komunash janë larguar pasi ju është cenuar e drejta në 6 mujorin e vitit 2016.
“Dallimi i VV-së ka qenë raporti, temat që janë ngritur e shumë çka tjetër. Mendoj se janë cenuar në 6 mujorin e vitit 2016 dhe për këtë janë larguar 12 deputetë, dy kryetarë komunash, dhe kjo e ka shkaktuar një mendësi politike. Për këtë mendoj se është e dëmshme për VV-në por edhe për secilën parti”, ka thënë Ymeri.
Ymeri ka foluar edhe për bashkëpunimet me me partitë tjera që mund të bashkëpunojnë.
“Ne konsiderojmë që PDK-ja do të shkojë në opozitë, dhe për këtë mendojmë që me këto vite sa ka qenë në pushtet kjo parti, nuk është zhvilluar aspak shteti, pasi që ata kanë vazhduar me kapjen e shtetit. Një qeverisje e mirë pa korrupsion, mund të bëhet vetëm pa PDK-në”, ka thënë Ymeri në Tribuna Channel.
Ymeri ka treguar se nuk do të rrëzojnë Qeverinë duke kërkuar ndihm e Listës Serbe, ai ka thënë si opozitë kanë 61 deptutetë për të ngritur një mocion mosbesimi,.
“Nëse ne si opozitë do t’i kemi 61 deputetë do të ngrisim një mocion mosbesimi, por jo edhe me Listën Serbe. Lista serbe, deklarativisht thonë se janë larguar nga qeveria, e në anën tjetër ata vazhdojnë punën në dikastere të tyre, pra kjo paradoks i dëmshëm për Kosovën prej që është themeluar Lista serbe”, ka thënë Ymeri.
Ymeri ka folur edhe për ndryshimin në PSD.
“Dallimi kryesor është se nuk do të ketë mjedis të tillë që njerëzit do ta kanë të vështirë ta gjejnë vetën për kontribut. Pra në PSD ne nuk mendojmë që nuk ka njëri që mund ta sjellë ndryshimin”, ka thënë ai.
Kujtojmë se Visar Ymeri ishte një kohë kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, tani ai së bashku me 12 deputetë dhe shumë anëtarë që ishin në Lëvizjen Vetëvendosje kanë kaluar në Partinë Socialdemokrate që po udhëhiqet nga kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.












