Xhavit Haliti provokon frymën rugoviane: Veç rrëshqita

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti se nuk ka pasur asnjë përplasje fizike me deputetin e LDK-së, Arben Gashin. “Jo nuk ka pasur asnjë përplasje fizike, vetëm se duke ecur kam rrëshqitur”, tha Haliti shkurt. Në anën tjetër para disa minutash në Kuvendin e Kosovës u krijua një tollovi, ku disa deputetë ndërhynë në […]
“Jo nuk ka pasur asnjë përplasje fizike, vetëm se duke ecur kam rrëshqitur”, tha Haliti shkurt.
Në anën tjetër para disa minutash në Kuvendin e Kosovës u krijua një tollovi, ku disa deputetë ndërhynë në mes të Xhavit Halitit dhe Arben Gashit.
Por pas kësaj tollovie, kryetari i Kuvendit Kadri Veseli i ka lutur të gjithë deputetët që të koncentrohen në proces të votimit.
Theksojmë që, Haliti e Gashi gjatë ditës së djeshme kanë pasur disa konflikte, kështu duke ofenduar njërin-tjetrin. Sidoqoftë, shihet qartë përmes video-inçizimeve se Haliti aktin e tij e bën qëllimisht – ndoshta, duke dashur të nxiste konflikt fizik me deputetin e LDK-së.
Nuk dihet nëse acarimet e deputetëve në fjalë kanë ndonjë prapavijë politike./Periskopi/












