“Xhafaj”, tre zyrtarët e PD-së dhe gazetari thirren në prokurori

Tre zyrtarët e PD-së, Enkelejd Alibeaj, Gazmend Bardhi dhe Ervin Salianji si dhe gazetari Jetmir Olldashi janë thirrur sot në Prokurori lidhur me audio-përgjimin për vëllain e ministrit të Brendshëm. Të enjten tre zyrtarët e PD-së nuk u paraqitën pasi ishin në seancën parlamentare. Një javë më parë Agron Xhafaj bëri kallëzim penal ndaj tre […]

Tre zyrtarët e PD-së, Enkelejd Alibeaj, Gazmend Bardhi dhe Ervin Salianji si dhe gazetari Jetmir Olldashi janë thirrur sot në Prokurori lidhur me audio-përgjimin për vëllain e ministrit të Brendshëm.

Të enjten tre zyrtarët e PD-së nuk u paraqitën pasi ishin në seancën parlamentare. Një javë më parë Agron Xhafaj bëri kallëzim penal ndaj tre deputetëve, duke pretenduar se përgjimi audio është montazh.

Ndërkohë të mërkurën Agron Xhafaj u vetdorëzua para autoriteteve italiane në Itali, ndërsa vetë kryeministri Rama tha se ka bërë një ekspertizë ndërkombëtare të materialit, dhe sipas tij është një mashtrim për destabilizim.

Por vetëm një ditë më pas, u publikua dhe video dëshmia e Dëshmitarit X, Albert Veliu ndërsa gazetari Jetmir Olldashi pranoi se është autori i përgjimit.

Ndërkaq, kreu i policisë së shtetit Ardi Veliu ka zhvilluar edhe sot një takim në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?