Xhabir Zharku i lirë si zogu, nëse do sot mund të vijë në Kosovë (Vendimi i gjykatës)

Xhabir Zharku i lirë si zogu, nëse do sot mund të vijë në Kosovë (Vendimi i gjykatës)

Gjykata Themelore në Ferizaj – Dega Kaçanik ka ndaluar ekzekutimin e dënimit me burgim ndaj ish-kryetarit të Kaçanikut, Xhabir Zharku, për shkak të parashkrimit absolut të ekzekutimit të dënimit, raporton “Zeri.info”. Vendimi për ndalimin e këtij ekzekutimi nga gjykata është marr para disa ditësh. Lajmin për “Zëri” e kanë bërë të ditur  zyrtarë të Gjykatës […]

Vendimi për ndalimin e këtij ekzekutimi nga gjykata është marr para disa ditësh.

Lajmin për “Zëri” e kanë bërë të ditur  zyrtarë të Gjykatës Themelore në Ferizaj.

“Gjykata më 11 maj 2018, me aktvendimin e evidentuar si: ED.nr.30/12, bazuar në dispozitën e nenit 92 paragrafi 1 nën paragrafi 6 të Kodit të Procedurës Penale të Kosovës (KPPK-së), ka ndaluar ekzekutimin e dënimit me burgim ndaj të pandehurit Xhabir Zharku, për shkak të parashkrimit absolut të ekzekutimit të dënimit”, thuhet në përgjigjen e gjykatës dhënë “Zëri”.

Gjykata në përgjigjen e saj, ka treguar edhe rrjedhën e procedurës në këtë rast nga dënimi e deri te refuzimi i autoriteteve suedeze për ekstradimin e Zharkut tek autoritetet kosovare.

Ish-kreu i Kaçanikut tashmë ka marr dritën e gjelbër  nga organet e ndjekjes për ardhjen e tij në Kosovë.

Ndryshe, Xhabir Zharku ishte në krye të Komunës së  Kaçanikut  nga viti 2007 deri në maj 2012.

Prokurorja e EULEX-it, Maria Bamieh kishte ngritur aktakuzë ndaj Zharkut, të cilin e akuzonte se në bashkëveprim me Arsim Kolshin, Besnik Hasanin dhe Nusret Cenën  si pjesë e një grupi, në kohë të ndryshme, prej ose më 26 qershor 2006, deri më 1 gusht 2006, me qëllim që të përfitojë për qëllime materiale për vete, ose për dikë tjetër, ka përdorur kërcënime serioze ndaj të dëmtuarve.

Sipas aktakuzës këta të akuzuar kishin  kërcënuar me vrasje Shefket Lurin, Xhelil Sumën dhe Azem Sumën në rast se nuk do të tërhiqeshin nga tenderi i fituar nga Agjencia Kosove Privatizimit (AKP) në valën e 16-të për privatizimin e një ferme të deleve, në sipërfaqe prej 32 hektarësh, në fshatin Rakaj të Ferizajt.

Më 21 prill 2011,  Gjykata e Qarkut në Prishtinë e kishte shpallur Xhabir Zharkun fajtor për kryerjen e veprave penale të  detyrimit dhe posedimit të paligjshëm të armës, dhe i kishte shqiptuar atij dënim me tre vjet burgim si dhe  gjobë prej 1,500 euro.

Ky vendim ishte vërtetuar nga Gjykata Supreme e Kosovës më 8 maj 2012.

Por edhe gjashtë muaj pas vërtetimit të dënimit të tij nga Gjykata Supreme e Kosovë,  Zharku kishte qëndruar i lirë, edhe pse aktvendimi për ekzekutimin e vendimit nga Gjykata e Qarkut të Prishtinës në atë kohë kishte mbërritur në Gjykatën komunale të Kaçanikut.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?