Vuçiq pyetet për datën e anëtarsimit në BE, thotë se një gjë të tillë nuk e di as BE-ja

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se normalizimi i raporteve me Prishtinën zyrtare, është njëra nga pengesat kryesore të Serbisë, për anëtarësim në Bashkimin Evropian, raporton Periskopi. Këto deklarime Vuçiq i ka bërë gjatë një vizite në Baku, ku ka kërkuar mbështetjen e Azerbejxhanit për këtë çështje. “Së pari duhet të bëjmë punën tonë […]
Këto deklarime Vuçiq i ka bërë gjatë një vizite në Baku, ku ka kërkuar mbështetjen e Azerbejxhanit për këtë çështje.
“Së pari duhet të bëjmë punën tonë në sundimin e ligjit, dhe sigurimin e lirisë së lëvizjes dhe përparimin në disa liri tjera dhe pastaj mbetet pengesa më e vështirë, pra Kosova. Normalizimi i raporteve me Prishtinë”, ka thënë Vuçiq para gazetarëve, shkruan ‘Danas’, raporton Periskopi.
I pyetur nëse e di se kur do të anëtarësohet Serbia në Bashkimin Evropian, Vuçiq ka thënë se një gjë të tillë nuk e dinë as vetë autoritetet e BE-së.
“A mendoni se dikush e di në BE”, është shprehur Vuçiq.
Vuçiq po qëndron në vizitë dy ditore në Azerbejxhan me ftesë të presidentit të Ilhan Alijev./Periskopi/












