Vuçiq: Nuk frikësohem nga Perëndimi për çështjen e Kosovës

Vuçiq: Nuk frikësohem nga Perëndimi për çështjen e Kosovës

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, sot deklaroi se nuk frikësohet nga sanksionet e Perëndimit në procesin e zgjidhjes së çështjes së Kosovës, raporton Anadolu Agency (AA). Ai tha se nuk ka parë kurrfarë dokumenti nga takimi i fundit i vendeve të Quintit në Washington, porse kjo nuk mund të jetë ndonjë befasi pasi të gjitha […]

Ai tha se nuk ka parë kurrfarë dokumenti nga takimi i fundit i vendeve të Quintit në Washington, porse kjo nuk mund të jetë ndonjë befasi pasi të gjitha vendet e Quintit e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

“Nuk do të ketë sanksione, kjo është gjithçka mund t’ju them. Nuk kam parë asnjë dokument të Washingtonit. Kam dëgjuar për atë çfarë disa ofrojnë si parime të tyre. Diçka më është kumtuar në mënyrë gjysmëzyrtare”, u tha Vuçiç gazetarëve në Beograd.

Vuçiq tha se Serbia është vet përgjegjëse për situatën momentale dhe rrethanat e këqija në të cilat zgjidhet çështja e Kosovës, duke pasur parasysh disa hapa me të cilat ajo vetë “vuri vulën në zarfin e pavarësisë së Kosovës”.

“Kanë ndodhur gjëra të tmerrshme për të cilat pjesërisht përgjegjës jemi ne, veçmas për Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, falë politikave të krisura dhe të papërgjegjshme të disa individëve. E tani luftojmë që nga gremina ta nxjerrim vendin dhe të arrijmë sa më shumë për shtetin dhe qytetarët tanë. Do ta vazhdojmë këtë betejë”, tha Vuçiq.

Vuçiç më pas deklaroi se serbët dhe kroatët janë popuj të vegjël dhe se vetëm të bashkuar mund të mbijetojnë, ndonëse për shumë kroatë kjo është e vështirë ta dëgjojnë, ndërsa për disa serbë akoma më shumë.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?