Vuçiq nuk e mohon se Asociacioni e bosnjëzon Kosovën, pyet: Pse e keni nënshkruar?

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka folur rreth përmbushjes së obligimeve që dalin nga marrëveshjet e Brukselit, duke e akuzuar Kosovën se nuk ka përmbushur asnjërën prej marrëveshjeve, ndërsa sa i përket Serbisë, thotë që kanë respektuar secilën marrëveshje. Vuçiq ka thënë se nuk mundet që Serbia të sillet si një shtet bashkëpunues përderisa të […]
Vuçiq ka thënë se nuk mundet që Serbia të sillet si një shtet bashkëpunues përderisa të njëjtën gjë nuk e bën Republika e Kosovës.
I pyetur nga gazetari i Klan Kosovës, nëse Asociacioni i Komunave Serbe që është nënshkruar nga Hashim Thaçi, atë kohë kryeministër i Kosovës, është një kërcënim për bosnjëzimin e Republikës së Kosovës, Vuçiq është përgjigjur me një ton të lartë, pa e mohuar atë se ASK-ja mund ta bosnjëzojë Kosovën
“Nëse e konsideroni si kërcënim për bosnjëzimin e Kosovës, atëherë pse e keni nënshkruar një gjë të tillë në Bruksel”, është shprehur ai.
Mes tjerash ai ka folur edhe për atë se si një pjese e Serbisë, e dëshiron si konflikt të ngrirë çështjen e Kosovës./Periskopi/












