Vuçiq: Nëse nuk e zgjidhim çështjen e Kosovës, na mbyllen dyert e BE’së

Vuçiq: Nëse nuk e zgjidhim çështjen e Kosovës, na mbyllen dyert e BE’së

Kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se do të japë çdo gjë që të arrihet zgjidhja për Kosovën, ose në kundërtën Serbia do të ketë probleme të shumta. Ai ka theksuar se Serbia duhet t’i zgjidhë marrëdhëniet me shqiptarët për veten e vet, sepse nëse nuk i zgjidh, do të ketë probleme të shumta. […]

Ai ka theksuar se Serbia duhet t’i zgjidhë marrëdhëniet me shqiptarët për veten e vet, sepse nëse nuk i zgjidh, do të ketë probleme të shumta.

“Do të na mbyllen dyert e BE-së, nuk do të kem i rritje ekonomike të suksesshme siç e kemi sivjet”, citon beta të ketë thënë Vuçiq.

Ai ka shtuar se me kryetarin e Kosovës Hashim Thaçi ka këmbyer disa fjalë pasi i kishte ftuar kancelarja gjermane Angela Merkel, porse nuk kishin folur për dialogun Beograd –Prishtinë.

Vuçiq ka thënë se për gjetjen e zgjidhjes së Kosovës (politikanë serbë ende mendojnë ose shtiren se Kosova ende nuk është çështje e zgjidhur) duhet të ekzistojë dëshira e dy palëve për arritjen e kompromisit e jo pala tjetër të dërgojë platformë dhe të thotë se nuk është e gatshme për asgjë, sepse, ka shtuar ai, nuk është reale të pritet që Serbia t’i japë të gjitha e të mos fitojë asgjë”.

Ai ka thënë se platformë të tillë ka miratuar qeveria e Kosovës, porse ajo, me kërkesë të bashkësisë ndërkombëtare, nuk është dërguar për miratim në Kuvendin e Kosovës, sepse ajo do t’ua lidhte duart të gjithëve.

“Ndërsa u prekte platformave të tjera, për to tashmë kam folur, disa i kam marrë, por jo ndonjë që do të duhej komentuar gjerësisht për opinionin serb”, ka thënë Vuçiq .

I pyetur për deklaratën e Thaçit se pret që marrëveshja me Serbinë do të arrihet për 6 ose 9 muaj, Vuçiq ka thënë se “ai nuk është nga ata që mund të kufizojnë ndonjë gjë” dhe se kontesti i serbëve dhe shqiptarëve ka filluar shumë kohë para Lidhjes së Parë të Prizrenit e ajo ka qenë para 140 vjetësh “, transmeton Koha.

“Gjithsesi se do të ketë vazhdim të dialogut me Kosovën, porse për atë dialog duhet të përmbushen disa kushte dhe të shohim së parë çfarë është plotësuar nga Marrëveshja e Brukselit”, ka thënë ai duke akuzuar Kosovën për respektim të marrëveshjeve e duke thënë se “Serbia ia ka respektuar të gjitha”.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?