Vuçiq në konflikt me Kishën Ortodokse për Kosovën

Vuçiq në konflikt me Kishën Ortodokse për Kosovën

  Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka folur për raportet me Kishën Ortodokse të Serbisë duke thënë se propozimi i tyre për Kosovën nuk është real. Sipas Vuçiq, Kisha Serbe preferon konflikt të ngrirë dhe që zgjidhja të gjendet në kohë më të mira. Ai ka thënë se gjithë ditën është duke menduar për një përgjigje rreth […]

 

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka folur për raportet me Kishën Ortodokse të Serbisë duke thënë se propozimi i tyre për Kosovën nuk është real.

Sipas Vuçiq, Kisha Serbe preferon konflikt të ngrirë dhe që zgjidhja të gjendet në kohë më të mira.

Ai ka thënë se gjithë ditën është duke menduar për një përgjigje rreth qëndrimit të Kishës, por, sipas tij, nuk po mundet të gjejë një përgjigje të mirë.

“E kam lexuar deklaratën e tyre disa herë. I kam parë të gjitha dhe i respektojë të gjitha, por nuk e kam parë zgjidhjen. A është zgjidhja ajo që t’i mohojmë të gjitha, të jemi kundër të gjithave, te kemi konflikt të ngrirë dhe të presim një kohë më të mirë. Cilën kohë, kur në Serbi do të jemi 5 apo 3 milionë (banorë). Kur të gjithë do të ikin jashtë vendit ose kur të gjithë do të na ikin 50 vjet përpara” ka thënë ai.

Kisha Ortodkose Serbe e kishte prezantuar qëndrimin e saj rreth  duke theksuar se Serbia as nuk duhet ta njohë Kosovën e as të angazhohet për ndarje, duke i kërkuar lidershipit serb që të mos lëshojë pe.

Vuçiq ka thënë se qytetarët do ta thonë fjalën e fundit për gjithçka.

„Kishën tonë e respektoj shumë, por mendoj se asnjë qeveri e as presidentë nuk i ka ndihmuar kaq shumë Kishës Ortodokse, pyeteni Patriarkun. Ne jemi në një situatë shumë të vështirë, sepse  tani sipas propozimit të Kishës  ne nuk kemi çfarë të bisedojmë më (me Kosovën)“ ka thënë ai.

Vuçiq ka thënë se sipas propozimit të Kishës shqiptarëve do të duhej t’u thuhej shqiptarëve „ ejani jetoni nën autonominë serbe“.

„Kjo është dicka shumë joreale…nuk do ta përdorja asnjë fjalë të rëndë ndaj Kishës pasi nuk kam të drejtë e as guxim. Të gjithë flasin për tokën e shenjtë por asksush nuk po shkon të jetojë në atë tokë“ ka thënë Vuçiq.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?