Vuçiq: Këtë nuk duan ta dëgjojnë as serbët e as kroatët, por është mënyra e vetme për të mbijetuar

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, pas një situate të tensionuar ndërmjet shtetit të tij dhe Republikës së Kroacisë, ka dhënë një deklaratë që mund të ketë befasuar edhe serbët por edhe kroatët, shkruan Periskopi. Ai ka thënë se të dyja shtetet vetëm duke bashkëpunuar mund të mbijetojnë. “Pavarësisht që disa kroatë e kanë të vështirë […]
Ai ka thënë se të dyja shtetet vetëm duke bashkëpunuar mund të mbijetojnë.
“Pavarësisht që disa kroatë e kanë të vështirë për të dëgjuar diçka të tillë, madje edhe disa serbë”, është shprehur Vuçiq, shkruan Danas, trasnemton Periskopi.
Ai ka thënë se disa njerëz nuk e kuptojnë faktin që serbët dhe kroatët duhet të jetojnë në një marrëdhënie shumë të mirë, por vetëm duan të kundërtën.
“Ne jemi dy shtete të vogla, dhe lehtë mund të ‘zhdukemi’, është shprehur ai.
“Vetëm të bashkuar mund të mbijetojmë dhe të qëndrojmë, edhe pse është e vështirë për shumë kroatë që të dëgjojnë, e për disa serbë është edhe më të vështirë”, tha ai.
Veç tjerash Vuçiq ka folur edhe për bashkëpunim ekonomik pa barriera, lehtësim të taksave, ndërmjet Serbisë dhe Kroacisë.
“Nëse njerëzit e kuptojnë këtë e kemi një shans, nëse jo, atëherë shkojmë drejt asgjësë”, ka përfunduar presidenti serb, Aleksandër Vuçiq./Periskopi/












