Vuçiq: Kemi presion të madh nga SHBA-të për zgjidhjen e çështjes së Kosovës

Vuçiq: Kemi presion të madh nga SHBA-të për zgjidhjen e çështjes së Kosovës

Presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se nuk ka pranuar ndonjë plan konkret sa i përket zgjidhjes së çështjes së Kosovës, por e ka pranuar se ka marrë disa udhëzime apo pika kyçe nga SHBA-të, me të cilat parimisht ka rënë dakord, por me disa nga to edhe nuk është pajtuar,shkruan e […]

Ai ka thënë se janë duke kërkuar një zgjidhje të mirë jo vetëm për serbët e Kosovës, por edhe për Serbinë.

“Të respektohen interesat e serbëve në Kosovë, të kemi një të ardhme, dhe të respektohen interesat legjitime të Serbisë”, ka thënë Vuçiq gjatë qëndrimit në Samitin e Sofjes.

Ai ka thënë se për këtë çështje do të flas me të gjithë të pranishmit në Samitin e Sofjes.

Vuçiq thotë se nëse është ndarë i kënaqur me sugjerimet e dhëna për çështjen e Kosovës, për të njëjtën gjë do të kërkojë edhe miratimin e popullit serb.

Sa i përket asaj se ndihmës-sekretari i shtetit amerikan, Wess Mitchel, e ka kërcënuar Vuçiqin nëse nuk e pranon propozimin për Kosovën, ai ka thënë se një gjë e tillë nuk është e vërtetë aspak, duke e mohuar kategorikisht, shkruan Periskopi.

“Që disa do të donin të shihnin dikë tjetër në pushtet në Serbi nuk është diçka e re. Do të ishte diçka e re nëse dikush do të kënaqej me rezultatet e Beogradit. Mua askush nuk më kërcënon” është shprehur presidenti serb.

Vuçiq e ka pranuar që ka presion nga ShBA-të për zgjidhjen e çështjes së Kosovës dhe sipas tij nuk është diçka për t’u çuditur.

“Është krejtësisht normale qe ata të presin një ndryshim të qëndrimit të Serbisë. Ata e duan ta shohin Kosovën të pavarur, dhe ne nuk e dëshirojmë diçka të tillë” ka deklaruar Vuçiq.

Për Wess Mitchel ka thënë se është një politikan i cili ka dëgjuar gjithmonë edhe pikëpamjet e Serbisë, pavarësisht mospajtimeve bazike për çështjen e Kosovës./Periskopi/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?