Vuçiq: Kam shumë dëshirë ta mësoj gjuhën shqipe, nuk e di asnjë fjalë

Presidenti Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka treguar se ka shumë qejf që ta mësojë gjuhën shqipe. Në një intervistë për Klan Kosovën, ai ka thënë se ndjehet keq kur takohet me shqiptarë, dhe nuk e di asnjë fjalë në gjuhën shqipe. “Nuk e di asnjë fjalë shqipe, dhe jam shumë i dobët në hungarisht. Do të […]
Në një intervistë për Klan Kosovën, ai ka thënë se ndjehet keq kur takohet me shqiptarë, dhe nuk e di asnjë fjalë në gjuhën shqipe.
“Nuk e di asnjë fjalë shqipe, dhe jam shumë i dobët në hungarisht. Do të doja shumë që ta mësoja gjuhën shqipe”,ka thënë Vuçiq.
Ai ka folur edhe për raportet e tij me shqiptarët gjatë viteve 80-ta dhe 90-ta.
Vuçiq thoshte se shqiptarët që gjithmonë ka takuar kanë qenë lojtar shumë të mirë në shah.
Ai ka thënë se është një hendikep i madh për serbët, që nuk njohin shumë gjuhë të huaja, duke ia lënë për këtë fajin ish-Jugosllavisë.
Ndërsa për shqiptarët ka thënë që janë njerëz shumë inteligjent, dhe ka treguar se shumë nga ta që ka takuar kanë ditur të flasin gjuhen serbe./Periskopi/












