Vuçiq: Ka shumë urrejtje mes serbëve dhe shqiptarëve, por luftërat e betejat i takojnë së kaluarës

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se nuk është shumë optimist kur vjen puna tek zgjidhja e çështjes së Kosovës dhe se kjo çështje nuk është aspak e lehtë, pasiqë ‘ka ende shumë urrejtje mes dy vendeve’. Ai ka thënë se Serbia po punon në vazhdimësi në gjetjen e një kompromisi. “Nëse më pyesni se […]
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se nuk është shumë optimist kur vjen puna tek zgjidhja e çështjes së Kosovës dhe se kjo çështje nuk është aspak e lehtë, pasiqë ‘ka ende shumë urrejtje mes dy vendeve’.
Ai ka thënë se Serbia po punon në vazhdimësi në gjetjen e një kompromisi.
“Nëse më pyesni se a jam optimist, nuk jam, por në rast se më pyesni a po punojmë për arritjen e një kompromisi, po punojmë. Nuk mund t’ju garantoj se pala tjetër është duke bërë të njëjtën gjë”, ka thënë Vuçiq në një intervistë për të përditshmen madrilene, El Pais, transmeton Periskopi.
Kjo, sipas Vuçiqit, nuk është aspak e lehtë.
“Ka ende shumë urrejtje mes serbëve dhe shqiptarëve, por ne duhet ta tejkalojmë këtë dhe të gjejmë një kompromis”, ka thënë Vuçiq, duke i thënë El Pais’it se Kosova ka shpallur një anshëm pavarësinë dhjet vjet më parë dhe duke shtuar se për këtë, Bashkimi Evropian e sheh si shumë të rëndësishme arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare mes të dyja vendeve.
I pyetur lidhur me të ardhmen Vuçiq thotë:
“Mendoj se kur shikon në të ardhmen, ajo çka kërkoni është më shumë punë për të rinjtë, në të kundërtën, nuk do të ketë një të ardhme për ne. Ne duhet t’i lëmë pas traumat dhe betejat tona të së kaluarës”.
“Kemi bërë luftëra të cilat nuk i duam të ndodhin në këtë shekull më, duhet ta lëmë ta kaluarën prapa dhe të punojmë për arritjen e paqes dhe stabilitetit në rajon”, citohet të ketë thënë Vuçiq, transmeton Periskopi.
Në këtë intervistë, Vuçiq ka folur edhe për raportet e tij me presidentin rus, Vladimir Putin.
“Që të jem i sinqertë, Putin është një mik i Serbisë dhe ai në vazhdimësi respekton vendimet tona”, ka thënë Vuçiq.
Ai ka përshëndetur vendimin e kryeministrit spanjoll, Mariano Rajoy për të mos marrë pjesë në samitin ku ishte edhe Kosova.
E ka mirëpritur këtë vendim, duke thënë se ‘Rajoi është shumë i popullarizuar në Serbi”. /Periskopi/












