Vuçiq: I gatshëm të dëgjoj propozimet e shqiptarëve për pajtim

Vuçiq: I gatshëm të dëgjoj propozimet e shqiptarëve për pajtim

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duke folur për një kompromis mes Serbisë dhe Kosovës, ka thënë se është gati të dëgjojë propozimet e shqiptarëve dhe Bashkësisë Ndërkombëtare, por me një kusht. “Unë jam i gatshëm të flas për gjithçka që dikush e konsideron si zgjidhje të kompromisit. Jam i gatshëm të dëgjoj çdo propozim të […]

“Unë jam i gatshëm të flas për gjithçka që dikush e konsideron si zgjidhje të kompromisit. Jam i gatshëm të dëgjoj çdo propozim të shqiptarëve dhe të dëgjojë të gjitha propozimet e Bashkësisë Ndërkombëtare por këto propozime nuk guxojnë dhe nuk duhet të jenë poshtëruese për Serbinë dhe të thuhet se kjo është gjoba përfundimtare e ne të themi se jemi të moralshëm dhe lartësinë e kësaj gjobe do ta përcaktojmë e verifikojmë dhe ta vëmë në jetë”.

“Unë jam i hapur të dëgjoj çdo propozim dhe në asnjë moment Serbia nuk është sjellë si një partner i pabesueshëm, përkundrazi”.

Vuçiq në një intervistë për televizionin Klan ka deklaruar se Serbia ka respektuar të gjitha marrëveshjet e nënshkruara, duke shtuar se Serbia ka bërë ‘kompromise të vështira’.

“Ne kemi pranuar që të marrim pjesë në zgjedhjet lokale bazuar në ligjet e Kosovës dhe rregullat e Kosovës që më parë nuk ka qenë rast i tillë dhe po ashtu në zgjedhjet parlamentare. Obligim i yni në bazë të marrëveshjes së Brukselit ka qenë që këtë ta bëjmë një herë dhe e kemi bërë dy”.

“Kemi hequr dorë nga mbrojtja civile, kemi marrë pjesë në formimin e policisë rajonale në kuadër të sistemit të Kosovës, e jo të atij serb dhe të Serbisë. Kemi marrë pjesë edhe në atë që ka qenë më e vështira për ne, në sistemin gjyqësor dhe të gjitha këto gjëra tmerrësisht të vështira pra përfshirë edhe marrëveshjen e telekomunikacionit, përfshirë kodin e thirrjeve ku kemi mbajtur të drejtën për serbët që të mos kenë nevojë të thirrin numrin hyrës, por kështu ka qenë rasti”.

Ai ka folur edhe për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, duke thënë se Kosova nuk e ka respektuar marrëveshjen e Brukselit.

“E çfarë ka përmbushur pala e Kosovës. Edhe ju jeni shqiptar dhe unë po ju pyes të ma thoni një gjë që nuk u ka shkuar për shtati. E vetmja gjë që nuk u ka shkuar për shtati e që përbën 40 % të marrëveshjes së Brukselit është Asociacioni i Komunave serbe, e cila nuk ekziston sot, siç nuk ka ekzistuar para pesë vitesh”.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?