Vuçiq e konfirmon se ka marrë planin për Kosovën: Nuk jam i kënaqur

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka konfirmuar gjatë ditës së sotme në Sofje se ka marrë një plan nga ‘Perëndimi’ për zgjidhjen e çështjes së Kosovës. Gazetari i mediumit serb B92, ka raportuar se kjo është hera e parë që Vuçiq ka pranuar këtë plan publikisht. Gjatë ditëve të kaluara në Serbi raportohej se Perëndimi […]
Gazetari i mediumit serb B92, ka raportuar se kjo është hera e parë që Vuçiq ka pranuar këtë plan publikisht.
Gjatë ditëve të kaluara në Serbi raportohej se Perëndimi po e kërcënon atë dhe po bënë shantazh ndaj Serbisë.
“Askush nuk po bën kërcënime kundër Serbisë dhe ndaj meje. Ka pasur presion mbi Serbinë për pesë vjet, sepse Perëndimi dëshiron pavarësinë e Kosovës, nuk e bëjmë, a është kjo ajo që na obligon? publiku serb do të kisha shkuar para njerëzve, por mora vetëm indikacione”, kishte deklaruar Vuçiç, shkruan Insajder.
Ndërkaq Vuçiq ka thënë se nuk është i kënaqur me detajet nga plani i Perëndimit lidhur me zgjedhjen e çështjes së Kosovës.
“Kemi një plan të caktuar, por nuk jam i kënaqur me detaje të caktuara. Ne jemi duke kërkuar për një zgjidhje kompromisi dhe për interesat e serbëve në Kosovë, por edhe të Republikës së Serbisë, që duhet të merren parasysh”, ka deklaruar Vuçiq.












