Vuçiq: Bashkë me popullin do ta gjejmë një zgjidhje për Kosovën

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq ka thënë se qytetarët serb do të kenë mundësinë de deklarohen rreth zgjidhjes për Kosovën. Në një konferencë për media, Vuçiq ka thënë se Serbia është e gatshme për kompromise, por jo për gjuhë të ashpër dhe kërcënime. “Qytetarët e Serbisë do ta kenë mundësinë të deklarohen se çka mendojnë ata […]
Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq ka thënë se qytetarët serb do të kenë mundësinë de deklarohen rreth zgjidhjes për Kosovën.
Në një konferencë për media, Vuçiq ka thënë se Serbia është e gatshme për kompromise, por jo për gjuhë të ashpër dhe kërcënime.
“Qytetarët e Serbisë do ta kenë mundësinë të deklarohen se çka mendojnë ata lidhur me atë se çka është racionale dhe zgjidhje afër kompromisit”, ka thënë Vuçiq, transmeton Periskopi.
Ndryshe, ditë më parë, Vuçiq, në një intervistë për edicionin “Kuririt” të Beogradit, tha se ai “nuk mund plotësisht” të përjashtojë mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.
Vuçiq tha në intervistë se ai kishte “besim të sinqertë dhe të madh” në kryeministren Ana Bërnabiq dhe se ajo i kishte përmbushur pritjet e tij, raporton “Kurir”, transmeton Periskopi. Për rastin e raportit të Komisionit Evropian, Vuçiq tha se ai është gjithmonë i gatshëm të flasë për të, se ata nuk kanë ndonjë problem në shprehjen e lirisë, ata që shkruajnë çfarë duan kundër tij dhe që përfaqësojnë Serbinë si kamp përqendrimi.
Në pjesën e diskutimit të politikës së jashtme, Vuçiq vlerësoi se zyrtari i Departamentit të Shtetit Brian Hoyt Yee nuk është i duhur për mësimet serbe. “Nëse ky ishte mendimi i tij personal, dikush duhej ta zëvendësonte atë, ai është një profesionist brutal, kam respekt për të, ai ka pikëpamjet e tij…”, tha Vuçiq./Periskopi/












