Vuçiq: Asnjë Aleksandar nuk i ka mbijetuar pushtetit në Serbi

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, në një intervistë për “Financial Times”, ka thënë se asnjë pushtetar me emrin Aleksandër nuk ka arritur ta mbajë pushteti në Serbi. Ai ka përmendur Mbretin Alexandar dhe Mbretëreshën Draga, të cilët ishin hedhur nga ballkoni për t’u vrarë nga turmat protestuese. Vuçiq, ka thënë se kabineti i tij presidencial […]
Ai ka përmendur Mbretin Alexandar dhe Mbretëreshën Draga, të cilët ishin hedhur nga ballkoni për t’u vrarë nga turmat protestuese.
Vuçiq, ka thënë se kabineti i tij presidencial ka selinë m’u aty ku ishte vrarë qifti mbretëror në vitin 1903.
“Nga ky vend ishin hedhur Mbreti Aleksandar dhe Mbretëresha Draga, pas grushtshtetit ushtarak. Atyre u ishin copëtuar trupat. Asnjë Aleksandër nuk i ka mbijetuar pushtetit në Serbi”, ka thënë Vuçiq për Financial Times, përcjell Periskopi.
FT, ka raportuar se Vuçiq ka fituar 55 për qind të votave në zgjedhjet presidenciale të vitit të kaluar, duke e përshkruar si “lider të arenës politike”.
“Vuçiq është një njeri që përkujdeset për çdo gjë dhe secilin”, ka shkruar Financial Times. /Periskopi/













