Vuçiq akuzohet për tradhti nga klerikët serbë në lidhje me Kosovën

Vuçiq po akuzohet për “tradhti” nga klerikët ortodoksë, të cilët kanë filluar një sulm të ashpër ndaj mënyrës se si autoritetet serbe po merren me çështjen e Kosovës, transmeton Periskopi. Atanasije Jevtiq, ish-peshkop në Bosnje, tha se “Tito i vogël” nuk do të ketë sukses, duke shtuar se çdo “kompromis” me Kosovën mbi pavarësinë e […]
Vuçiq po akuzohet për “tradhti” nga klerikët ortodoksë, të cilët kanë filluar një sulm të ashpër ndaj mënyrës se si autoritetet serbe po merren me çështjen e Kosovës, transmeton Periskopi.
Atanasije Jevtiq, ish-peshkop në Bosnje, tha se “Tito i vogël” nuk do të ketë sukses, duke shtuar se çdo “kompromis” me Kosovën mbi pavarësinë e saj nga Serbia do të përbënte “tradhti të madhe”.
Ndërkohë, peshkopi i Kishës Ortodokse serbe në Mal të Zi, Amfilohje ishte po aq i ashpër, por më pak i drejtpërdrejtë ndaj presidentit Vuçiq.
“Koha ka sjellë në sipërfaqe njerëz që mendojnë se janë udhëheqës, por nuk e dinë që Mbretëria e Qiellit është e vetmja realitet i kësaj bote. Por serbët në Kosovë dhe Metohi e kanë kuptuar këtë, prandaj ata kanë mbijetuar,” tha Amfilohije.
Kisha serbe është alarmuar kohët e fundit nga presioni që mund të ushtrojnë BE-ja dhe ShBA-ja ndaj Beogradit, për të njohur në njëfarë mënyre, statusin e pavarur të Kosovës.
“Kosova dhe Metohija … nuk është një çështje e ideologjisë kombëtare ose mitologjisë, e as më tepër vetëm e territorit, por përfaqëson thelbin e kishës dhe qenies kombëtare dhe ekzistencës sonë, pa të cilën ne jemi të humbur në procesin e globalizimit të përgjithshëm dhe sekularizimit , ” thuhet në deklaratën e kishës.
Vuçiqi ndërkohë e ka quajtur qëndrimin e Kishës ndaj Kosovës si “joreale”, transmeton më tej Periskopi.