Vogel: Serbia duhet t’i tregojë popullit të vet se e ka humbur Kosovën para 20 viteve

Vogel: Serbia duhet t’i tregojë popullit të vet se e ka humbur Kosovën para 20 viteve

Hulumtuesi nga Qendra për Studime të Politikave Evropiane në Bruksel (CEPS), Toby Vogel, ka thënë se Samiti BE-Ballkan në Sofje, i projektuar si “Selaniku 2”, ishte shumë zhgënjyes, sepse në thelb nuk erdhi te riafrimimi i perspektivës për anëtarësimin e vendeve të Ballkanit në BE. Duke folur për çësjtjen e Kosovës ai tha se “udhëheqësit […]

Vogel tha për Radion Evropa e Lirë se presidenti francez Emmanuel Macron “hodhi  një kovë me ujë të ftohtë” në aspiratat evropiane të vendeve kandidate nga Ballkani, me deklaratën se BE-ja duhet së pari të kryejë reformat e brendshme para se të pranojë anëtarë të rinj.

Më tej Vogel theksoi se është zhgënjyese që shkaku i Kosovës në samit nuk mori pjesë  kryeministri i Spanjës dhe se “e gjithë kjo tregon se BE-ja nuk ka rikonfirmuar fuqishëm angazhimin e tyre për zgjerimin në Ballkan”, përcjell Telegrafi.

Sipas tij,  anëtarësimi në BE apo procesi i pranimit nuk është një mekanizëm për zgjidhjen e konflikteve dypalëshe.

Në pyetjen se në Beograd kanë frikë se kusht për anëtarësimin e Serbisë në BE është njohja formale e Kosovës, kurse cilido politikan në Serbi këtë vështirë se do të jetë në gjendje ta “gëlltisë” këtë pilulë të hidhur në një ardhme, Vogel mendon se është obligative që Serbia formalisht ta njeh Kosovën për tu anëtarësuar në BE.

Megjithatë, sipas tij, ajo duhet të pranojë një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme brenda kornizës të së drejtës ndërkombëtare, që do t’i mundësojnë Serbisë dhe Kosovës de facto marrëdhënie shtetërore, diplomatike dhe të tjera.

“Kjo nuk do të ishte një njohje formale e pavarësisë së Kosovës nga Beogradi, por afër saj”, tha ai.

“Për shembull, dy Gjermanitë kishin marrëdhënie të ngjashëm me ato shtetërore, por pa njohje reciproke. Unë mendoj se këto çështje janë pak a shumë semantike”, tha ai.

“Udhëheqësit serbë përfundimisht duhet tu drejtohen qytetarëve serbë dhe t’ua thonë atë  që ata tashmë e dinë. Dhe kjo është se Beogradi e ka humbur kontrollin mbi Kosovën 20 vjet më parë, kryesisht për shkak të dhunës së autoriteteve serbe , e cila shkaktoi rezistencën e shqiptarëve”, tha ai.

Ai tha se “pasi Serbia humbi kontrollin mbi Kosovën, ishte e pashmangshme që ajo shpalli pavarësinë dhjetë vjet më parë”.

Sipas tij, tani është koha për ta njohur këtë realitet.

“Kur kjo të ndodhë, Serbia dhe Kosova do të mund t’i afrohen BE-së”, tha Vogel. /Telegrafi/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?