Vjen në treg bananja të cilës i haet edhe lëkura

Vjen në treg bananja të cilës i haet edhe lëkura

Nga serat e Japonisë vjen “crio-banana”, më e ushqyeshme, më e ëmbël dhe me asgjë për t’u hedhur, pasi mund t’i haet edhe lëkura. E gjitha lindi nga një kërkim japonez, i cili eksperimentoi një teknikë të re: Fillimisht bimët e bananes ruhen në temperaturën minus 60 gradë, e më pas rimbillen në temperaturën 27 […]

E gjitha lindi nga një kërkim japonez, i cili eksperimentoi një teknikë të re: Fillimisht bimët e bananes ruhen në temperaturën minus 60 gradë, e më pas rimbillen në temperaturën 27 gradë  celcius.

Ky kalim bën që bananet të rriten më shpejt dhe lëkura e tyre të jetë e hollë dhe shumë e butë.

Për momentin, ky frut gjendet vetëm në Okayama.

Kultivimi i këtij fruti u zhvillua nga varieteti Gros Michel, i cili kultivohej në të gjithë botën deri para 50 vjetëve, para se të zëvendësohej nga lloji Cavendish, që konsumojmë sot.

Varieteti i vjetër, para se të eksportohej në masë nga vendet prodhuese, karakterizohej nga sasi e lartë e vitaminës B6, zinku, magnesi dhe triptofani, një aminoacid thelbësor për organizmin njerëzor.

Crio-banana, e quajtur Monge, trashëgon vlerat ushqyese të Gros Michel dhe ka shije më të ëmbël e përmasa më të vogla. Një banane te tillë peshon 18 gramë.

Revolucioni qëndron në mënyrën si kultivohet. Kalimi nga minus 60 gradë celcius i bimës, në plus 27 gradë celcius, u lejon bananeve të rriten më shpejt e të kenë një lëkurë të budë, por edhe të hollë e të ëmbël. Me pak fjalë, perfekte për t’u ngrënë.

Për momentin vetëm japonezët që banojnë në Okayama mund të shijojnë bananen e re.

Çmimi i saj varion nga 5 në 6 dollarë.

Firma prodhuese ka për qëllim ta shesë në supermarketet e të gjithë Japonisë, vend i cili momentalisht importon nga pjesa tjetër e botës thuajse të gjithë sasinë që konsumohet në vend.

Të ngjashme
Krijesa e çuditshme që ‘shkëlqen në errësirë’, fotografohet në Australi për herë të parë

Krijesa e çuditshme që ‘shkëlqen në errësirë’, fotografohet në Australi për herë të parë

Cilat janë mënyrat sekrete se si qentë komunikojnë me pronarët e tyre?

Cilat janë mënyrat sekrete se si qentë komunikojnë me pronarët e tyre?

Testamenti i pazakontë i një biznesmeni: Pas vdekjes time, hidhni dollarë nga qielli

Testamenti i pazakontë i një biznesmeni: Pas vdekjes time, hidhni dollarë nga qielli

Nexhmedin Spahiu: Ismail Qemaili e ka çu, Isa Boletini e ka puthë (VIDEO)

Nexhmedin Spahiu: Ismail Qemaili e ka çu, Isa Boletini e ka puthë (VIDEO)

Pordhi në aeroplan, pasagjeri detyrohet të largohet nga fluturimi

Pordhi në aeroplan, pasagjeri detyrohet të largohet nga fluturimi

Përplasja e Big-ave: Bigu i Shqipërisë i mëshon Bigut të Kosovës

Përplasja e Big-ave: Bigu i Shqipërisë i mëshon Bigut të Kosovës

Ermal Panduri shkel Kushtetutën: Vjen me urim të guximshëm për 28 Nëntorin

Ermal Panduri shkel Kushtetutën: Vjen me urim të guximshëm për 28 Nëntorin

Kishku dhe buallica në qendër të Prishtinës: Pamje prekëse për gjeneratat e viteve 90’të 😛

Kishku dhe buallica në qendër të Prishtinës: Pamje prekëse për gjeneratat e viteve 90’të 😛

E pazakontë! Qeni futet për të ngrënë suxhuk brenda një marketi në Ferizaj

E pazakontë! Qeni futet për të ngrënë suxhuk brenda një marketi në Ferizaj

Për shkak të vapës, moderatori austriak lag veten live

Për shkak të vapës, moderatori austriak lag veten live

Jepini një puthje sepse sot është Dita Botërore e Puthjes

Jepini një puthje sepse sot është Dita Botërore e Puthjes

Kryeministri Kurti përdorues i dobët i telefonit: Video nga kerri e dëshmon këtë

Kryeministri Kurti përdorues i dobët i telefonit: Video nga kerri e dëshmon këtë

“Isha i uritur, nuk kisha ngrënë mëngjes”, vizitori i muzeut ha bananen e ekspozuar si pjesë e instilacionit artistik

“Isha i uritur, nuk kisha ngrënë mëngjes”, vizitori i muzeut ha bananen e ekspozuar si pjesë e instilacionit artistik