Veton Surroi tregon për resursin më të madh e të pakthyeshëm që u vodh në Kosovë

Publicisti dhe shkrimtari i njohur kosovar Veton Surroi, ka publikuar në portalin KOHA një artikull të titulluar “Njëzet vjet” – shkruan Periskopi. Surroi thotë se Kosova ka ngecur në çdo aspekt që nga përfundimi i luftës, një ngecje për shkak të elitave politike në vend – që sipas tij – kanë thjesht interesa klanore e […]
Publicisti dhe shkrimtari i njohur kosovar Veton Surroi, ka publikuar në portalin KOHA një artikull të titulluar “Njëzet vjet” – shkruan Periskopi.
Surroi thotë se Kosova ka ngecur në çdo aspekt që nga përfundimi i luftës, një ngecje për shkak të elitave politike në vend – që sipas tij – kanë thjesht interesa klanore e familjare.
Kjo ngecje e gjithëmbarshme ka bërë që qytetarëve të Kosovës t’iu vidhet në mënyrë industriale resursi më i madh e më i pakthyeshëm: koha.
“Ndoshta pa u mbushur njëzetvjetori do të ishte mirë të thuhej, kolektivisht, mjaft më me këtë vjedhje industriale të resursit më të madh e të pakthyeshëm, kohë:” – ka shkruar ai.
Ai ka përmendur rastin e Evropës, e cila nuk kishte pritur 20 vjet për t’u mëkëmbur por i kishte nisur tentativat menjëherë, mesiguri duke iu referuar propozimit që kishte bërë Robert Schuman, ish-ministër i financave në qeverinë franceze të pasluftës së II botërore, transmeton Periskopi.
Surroi ka nënkuptuar se ka pasur edhe aftësi profetike, meqë para lufte e kishte ditur se Kosovës do t’i duhen njëzet vjet kohë që të marrë veten. Por, a do të nisë zhvillimi prej 2019-s e andej siç implikon shkrimi i Surroit? Vështirë të thuhet.
Lexo shkrimin e plotë duke klikuar këtu.












