Vetëm këto dy parti nuk i kanë shlyer borxhet në PZAP

Vetëm këto dy parti nuk i kanë shlyer borxhet në PZAP

  Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa–PZAP i ka bërë publike gjobat që u janë shqiptuar partive politike për shkak të shkeljeve të bëra gjatë organizimit dhe mbajtjes së zgjedhjeve lokale të 22 tetorit 2017, për raundin e parë dhe raundin e dytë. Gjatë këtij procesi zgjedhor, PZAP-ja ka dënuar me gjoba gjithsej 15 (pesëmbëdhjetë) […]

 

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa–PZAP i ka bërë publike gjobat që u janë shqiptuar partive politike për shkak të shkeljeve të bëra gjatë organizimit dhe mbajtjes së zgjedhjeve lokale të 22 tetorit 2017, për raundin e parë dhe raundin e dytë.

Gjatë këtij procesi zgjedhor, PZAP-ja ka dënuar me gjoba gjithsej 15 (pesëmbëdhjetë) subjekte politike në vlerë prej 257 mijë e 350 euro, transmeton REL. Prej tyre, 13 subjekte politike i kanë paguar gjobat në total prej 239 mijë e 700 euro, ndërsa 2 subjekte politike ende nuk i kanë paguar gjobat në shumën prej 17 mijë e 650 eurosh.

Subjektet politike, të cilat janë dënuar me gjoba dhe të cilat i kane paguar ato janë: Lidhja Demokratike e Kosovës është dënuar me 78,550 euro, Lista Serbe me 38,550 euro, Lëvizja Vetëvendosje me 39,400, pastaj Partia Demokratike e Kosovës me 34,950 euro, Aleanca Kosova e Re me 20,050, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 17,200 euro, NISMA me 6,950 euro, Partia Demokratike Turke e Kosovës me 2,450 euro, si dhe pesë parti tjera me dënime nën 1 mijë euro.

Kurse, subjektet politike të dënuara, por që nuk i kanë shlyer borxhet janë Alternativa me 15,450 euro dhe KTAP-ja me 2,200 euro.

Mjetet financiare të paguara nga subjektet politike janë transferuar në Buxhetin e Republikës së Kosovës.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?