Veprimet e Izraelit kundrejt Palestinës, Erdogan i quan naziste

Turqia ka thirrur një sesion të veçantë të Organizatës së Bashkëpunimi Islamik ku është dënuar Izraeli dhe SHBA. Trupi i organizatës i përbërë prej 57 anëtarëve tha se SHBA ka mbrojtur krimet e kryera nga Izraeli. Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, të premten, e akuzoi Izraelin si “shtet terrori dhe i dhunshëm”, duke i […]
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, të premten, e akuzoi Izraelin si “shtet terrori dhe i dhunshëm”, duke i krahasuar veprimet kundrejt palestinezëve si persekutimi i hebrenjve nga nazistët në Holokaust.
Erdogan gjithashtu akuzoi edhe Uashingtonin për mbështetjen që po i ofron Izraelit në “okupimin dhe politikat e aparteidit” si zhvendosja e ambasadës amerikane nga Tel Avivi në Jeruzalem, raporton “DW”, transmeton Periskopi.
Final communique of the 7th extraordinary Islamic Summit Conference of the #OIC in response to the grave developments in the State of #Palestine, held in Istanbul, Turkey on 18 May 2018 has been adopted. #gaza #oicsummit https://t.co/EfdB1hKHJu pic.twitter.com/Zd7DEsWDgv
— OIC (@OIC_OCI) May 18, 2018

Shtetet e Bashkuara “i kanë duart e gjakosura me gjakun e palestinezëve”, tha Erdogan, duke shtuar se zhvendosja e ambasadës së SHBA-së në “Jeruzalem është një shenjë paralajmëruese të një veprimi të ri kundër botës muslimane”.
Organizata Islamike bëri thirrje për “mbrojtjen ndërkombëtare të popullsisë palestineze duke përfshirë shpërndarjen e një forcë mbrojtëse ndërkombëtare”./Periskopi/












