Veliu e bën Drejtor të Inspeksionit personin që ishte akuzuar për marrje ryshfeti sa ishte në Urbanizëm

Veliu e bën Drejtor të Inspeksionit personin që ishte akuzuar për marrje ryshfeti sa ishte në Urbanizëm

Një drejtor në komunën e Podujevës po akuzohet se kishte marrë rryshfet sa kishte postin e të parit të Urbanizmit në komunë. Por megjithëkëtë, Durim Salihu ka arritur të emërohet përsëri Drejtor në Komunë këtë herë në dikasterin e Inspekcionit. Sami Bulliqi i përfshirë si investitor i një projekti që pritej të realizohej në fshatin […]

Sami Bulliqi i përfshirë si investitor i një projekti që pritej të realizohej në fshatin Llugë të Podujevës ka akuzuar Salihun për rryshfet. Por kjo akuzë nuk e ka penguar këtë të fundit që të emërohet përsëri drejtor.

Lidhur me këtë çështje Express ka tentuar të marrë një përgjigje prej kryetarit të Podujevës, Agim Veliut dhe Drejtorit, Durim Salhiu por asnjëri nuk kanë qenë të qasshëm gjatë ditës së dielë.

Në tetor të vitit të kaluar, kandidati i VV’së për Kryetar të Podujeves, Ajet Potera, a pati denoncuar Agim Veliun se përmes Durim Salihut u kishte kërkuar haraç bizneseve.

Pas kësaj, Veliu kishte paditur Poterën. Mirëpo, lënda e kësaj padie ende nuk është shqyrtuar. Avokati i Veliut, Besnik Berisha, kishte thënë se Veliu i cilëson këto deklarime si të pavërteta, dhe me qëllimin e vetëm për të dëmtuar reputacionin e tij dhe të LDK-së.

Para shtat muajsh, Salihu, në cilësinë e drejtorit të Urbanizmit, i kishte thënë KTV’së se akuzat e Sami Bulliqit nuk qëndrojnë. Kishte thënë se ka angazhuar avokat për t’i sqaruar të gjitha akuzat.

“Ato informata që janë publikuar janë të pavërteta, s’ka asnjë aferë, Durim Salihu është shumë i pastër në këtë shpifje nga zotërinjtë në fjalë, unë i kam ofruar të gjitha argumentet dhe kam angazhuar avokatin tim, drejtësia do të vijë në vend”, kishte thënë Salihu.

Për mjetet që familja Bulliqi thotë t’i ketë marrë Salihu, kandidati i Vetëvendosjes për kryetar të Podujevës, Ajet Potera në Interaktiv të KTV-së kishte akuzuar kryetarin aktual Agim Veliun se i kishte marrë haraç.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?