Vajza e trajnerit të kombëtares përdhunohet gjatë reality show, anulohet programi

Përdhunim gjatë një reality show. Eksperienca e tmerrshme i qëlloi Candide Renard, vajzës së trajnerit aktual të Marokut, Hervé Renard. 21-vjeçarja po merrte pjesë në Francë, në sezonin e fundit të ‘Koh-Lanta’, format i ngjashëm me “Survivor” dhe “Ishullin e të famshmëve”. Vajza, siç shkruajnë mediat franceze, bëri denoncim në polici, duke thënë se ishte […]
Përdhunim gjatë një reality show. Eksperienca e tmerrshme i qëlloi Candide Renard, vajzës së trajnerit aktual të Marokut, Hervé Renard.
21-vjeçarja po merrte pjesë në Francë, në sezonin e fundit të ‘Koh-Lanta’, format i ngjashëm me “Survivor” dhe “Ishullin e të famshmëve”.
Vajza, siç shkruajnë mediat franceze, bëri denoncim në polici, duke thënë se ishte përdhunuar nga një konkurrent tjetër gjatë transmetimit.
Menjëherë pas kësaj programi u ndërpre, ndërsa e reja e cila për të marrë pjesë në reality show, ishte transferuar në ishujt Fiji, u rikthye sërish në Francë, shkruan noa.al.














