Vajza e kryeprokurorit Lumezi punësohet si zyrtare ligjore në Gjykatën Supreme

Vajza e kryeprokurorit Lumezi punësohet si zyrtare ligjore në Gjykatën Supreme

Vajza e Kryeprokurorit të Shtetit ishte më e mira, më e shkolluara dhe i plotësonte më së shumti kriteret për t’u punësuar sistemin e drejtësisë. Ky është shpjegimi i shefit të Nita Lumezit, Enver Peci. Ai ka thënë se vajza e Aleksander Lumezit ka qenë e kualifikuar për pozitën e zyrtares ligjore në Gjykatën Supreme. […]

Vajza e Kryeprokurorit të Shtetit ishte më e mira, më e shkolluara dhe i plotësonte më së shumti kriteret për t’u punësuar sistemin e drejtësisë. Ky është shpjegimi i shefit të Nita Lumezit, Enver Peci. Ai ka thënë se vajza e Aleksander Lumezit ka qenë e kualifikuar për pozitën e zyrtares ligjore në Gjykatën Supreme. Kështu, Nita e sapodiplomuar ka mposhtur 24 konkurrentë të tjerë në garën për të njëjtën pozitë. Më herët, vajza e Kryeprokurorit të Shtetit ka qenë praktikante në Zyrën e Kryeministrit.

Shefi i Gjykatës Supreme, Enver Peci ka konfirmuar punësimin e Nita Lumezit, duke thënë se ajo ishte e kualifikuar për këtë pozitë dhe se i ka plotësuar kushtet për të qenë zyrtare ligjore në gjykatën që ai drejton.

Nita Lumezi, vajza e kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi, mori pozitën e “zyrtares ligjore” në Gjykatën Supreme të Kosovës, edhe pse dhjetëra juristë kosovarë kanë pasur interesim të madh për këtë post.

I pari i Supremes tha se Nita Lumezi është zgjedhur me komision dhe se ka qenë e kualifikuar për këtë post.

“Po ka qenë në komision”, tha ai, duke u përgjigjur shkurtimisht në pyetjet e parashtruara.

Peci tha për Express se Nita Lumezi është me angazhim prej UNDP’së si juriste, mirëpo, përzgjedhjen për këtë pozitë në këtë gjykatë, e ka bërë vetë gjykata.

“Po ka qenë në komision. Është projekt i UNDP’së. Ajo është me angazhim prej UNDP’së si juriste, si zyrtare ligjore”, tha kryetari i Supremes.

I pyetur se kush e bëri përzgjedhjen e kandidatëve për këtë pozitë, Peci tha: “Përzgjedhjen e personave e ka bërë gjykata”.

Vajza e Kryeprokurorit Lumezi, para se të fitonte këtë vend pune, kishte pasur privilegjin që rreth një vit e gjysmë më parë, si studente praktikën ta kryej hiç më pak se në Zyrën e Kryeministrit të atëhershëm, Isa Mustafa.

Mediat në atë kohë kishin raportuar për punësimin e vajzës së Kryeprokurorit në Kryeministri, dhe kabineti i kryeministrit Mustafa, ishte përgjigjur se Nita Lumezi, vajza e Kryeprokurorit të Shtetit, këtë angazhim e ka pasur në cilësinë e praktikantes pa pagesë.

Sot, Enver Peci tha se punësimi i Nita Lumezit është bërë për shkak se ajo ka qenë e kualifikuar për pozitën e zyrtares ligjore të Supremes.

“Popo, kjo ka qenë e kualifikume, i ka plotësu kushtet. Ajo iu ka nënshtru një komisioni vlerësues dhe ka dalë në atë pozitë””, ka thënë Peci.

Gazeta Metro ka siguruar edhe përgjigjen që Zyra e Personelit u ka dërguar 24 kandidatëve e listës së ngushtë që kishin hyrë intervistë për këtë vend pune. Aty ata njoftohen se këtë vend pune e ka fituar Nita Lumezi.

“Ju njoftojmë, lidhur me konkursin nr. 05/2018 për pozitën : zyrtar ligjor në Gjykatën Supreme dhe për intervistën e mbajtur me datën 04.05.2018. Ju informojmë se pas përfundimit të vlerësimit të kandidatëve për vendin e punës : zyrtar ligjor në Gjykatën Supreme, për këtë pozitë është përzgjedhur : Emri dhe mbiemri: Nita Limezi Piket e përgjithshme te fituara janë: 485.5 Me këtë rast ju falënderojmë për pjesëmarrje në konkurs duke ju dëshiruar fat dhe plot sukses në të ardhmen. Zyra e personelit”, thuhet në njoftimin dërguar me email atyre.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?