Ushtarët serbë vendosin kurorë te shtatorja e shërbëtorit të Hitlerit në Ballkan

Ushtarët serbë vendosin kurorë te shtatorja e shërbëtorit të Hitlerit në Ballkan

Këto ditë u paraqitë fotografia e pjesëtarëve të Ushtrisë serbe të cilët në uniforma zyrtare vendosin kurorë para përmendores së komandantit çetnik dhe bashkëpunëtorit të Gjermanisë naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore, kriminelit të luftës Dragoljub Drazha Mihailoviq. Edhe pse në Ministrinë e mbrojtjes së Serbisë të udhëhequr nga Aleksandar Vulin thonë se ushtarët serbë […]

Këto ditë u paraqitë fotografia e pjesëtarëve të Ushtrisë serbe të cilët në uniforma zyrtare vendosin kurorë para përmendores së komandantit çetnik dhe bashkëpunëtorit të Gjermanisë naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore, kriminelit të luftës Dragoljub Drazha Mihailoviq.

Edhe pse në Ministrinë e mbrojtjes së Serbisë të udhëhequr nga Aleksandar Vulin thonë se ushtarët serbë këtë e kanë bërë “me vetiniciativë”, gazeta serbe “Blic” merr vesh se për gjithë këtë është informuar dhe është marrë pajtimi nga Kryeshefi i Shtatmadhorisë së Ushtrisë serbe Ljubisha Diko.

Në ditët kur në botë shënohet fitorja ndaj fashizmit, madje katër autobusë të Ushtrisë së Serbisë, në të cilat kishin qenë rreth 200 ushtarakë, ka shkuar më 5 maj në Ravna Gora, për të vendosur kurorë te shtatorja e komandantit të Ushtrisë Atdhetare Jugosllave, e cila gjatë Luftës së Dytë Botërore kishte luftuar në anën e fashizmit, kur edhe ka kryer krime të papara lufte sidomos ndaj popullatës civile boshnjake, kroate dhe shqiptare, por edhe ndaj serbëve dhe malaziasve të cilët luftonin në anën e Ushtrisë Nacional Çlirimtare të Titos.

Në fillim, Ministria e mbrojtjes ka heshtur, për të demantuar më vonë se ushtarët serb kanë marrë pjesë në shënimin e përvjetorit të Lëvizjes së Ravna Gorës, kur çetnikët serb lidhën traktat me nazistët e Hitlerit. Mirëpo, më vonë kabineti i Aleksandar Vulinit jo zyrtarisht kishte konfirmuar se fotografia e publikuar në rrjetet sociale është autentike, por se pjesëtarët e US e kanë nderuar komandantin çetnik “me vetiniciativë”.

Mirëpo, është e qartë se në një tubim të tillë vështirë se mund të gjenden në kohë të njëjtë pjesëtarët e këmbësorisë, aviacionit dhe të gardës (siç shihet në foto), dhe që askush t’i mos organizojë.

“Leje për këtë ka dhënë Ljubisha Dikoviq”, kanë thënë për “Blic” një ditë më vonë disa bashkëbisedues të informuar mirë.

Këtë përshtypje ka edhe Aleksandar Radiq, analist ushtarak.

“Sipas fotografive shihet qartë se bëhet fjalë për nderim zyrtar, që do të thotë se kjo nuk kishte guxuar të ndodhë pa lejen e kreut ushtarak, gjegjësisht të Shtatmadhorisë, shpjegon Radiq, raporton Insajderi.

Sipas burimeve të gazetës, këtë e ka ditur edhe ministri i mbrojtjes Aleksandar Vulin, mirëpo në Ministrinë e mbrojtjes e mohojnë se Vulin e ka ditur për shkuarjen e ushtrisë në Ravna Gorë për ta nderuar kriminelin Drazha Mihailoviq.

“Do të vërtetohet se kush, sipas lejes së kujt dhe përse ka shkuar ta nderojë Mihajloviqin në Ravna Gora”, pretendojnë për “Blic” zyrtarët e ministrisë së Vulinit.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?