Ura që lidhë Rusinë dhe Krimenë përfundon, Putin bën hapjen zyrtare

Ura kontraverse e Krimesë ka përfunduar gjashtë muaj që prej kohës kur kishte filluar së ndërtuari. Kjo urë do të lidhë qytetin rus të Krasnodarit dhe qytetin e Krimesë atë të Kerchit. Ura masive do të ndihmojë në reduktimin e mbështetjes së Krimesë në transportin detar. Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin do të bëjë hapjen […]
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin do të bëjë hapjen zyrtare të urës 19 kilometërshe që lidhë Rusinë jugore me Gadishullin Krimean.
Projekti kishte kushtuar 228 miliardë rubla (3, 69 miliardë dollarë, 3, 1 miliardë euro) dhe do të jetë ura më e gjatë në Evropë, që deri më tani e ka mbajtur epitetin e urës më të gjatë në Evropë ajo e Lisbonës në Portugalisë, Vasco da Gama.
Ajo pritej të ndërtohet plotësisht deri në fund të vitit 2018, por ka përfunduar gjashtë muaj para orarit që është paraparë dhe do të jetë e hapur për trafik më 16 maj, sipas një deklarate të Kremlinit, raporton “DW”, transmeton Periskopi.
Ukraina ka kritikuar këtë projekt, duke thënë se një ndërtim i tillë do të dëmtojë mjedisin dhe se anijet më të mëdha nuk do të jenë në gjendje të kalojnë në portet e saj në detin Azov.
Rezultatet e një referendumi të konsideruar jokushtetues nga Gjykata Kushtetuese e Ukrainës për ribashkim me Rusinë, gjeti se shumica e njerëzve ishin në favor të bashkimit me Rusinë.
Aneksimi i gadishullit në vitin 2014 ishte dënuar nga Kievi dhe Perëndimi.
Sanksionet e Bashkimit Evropian dhe të Shteteve të Bashkuara kundrejt Rusisë kanë vënë në shënjestër, veçanërisht biznesmenin Arkady Rotenberg, një aleat i ngushtë i Putinit, kompania e të cilit kishte fituar të drejtën për ndërtim.
Bllokimet e imponuara nga Kievi dhe sanksionet perëndimore kanë nënkuptuar që një sasi e madhe ushqimesh do të transportohet nga Rusia në Krime me anije, dmth. ura do të luajë një rol të rëndësishëm në reduktimin e mbështetjes së rajonit në transportin detar./Periskopi/

Inspection of Crimean Bridge completed parthttps://t.co/wCmo2DMWSM pic.twitter.com/0H2RfukBJX
— Vladimir Putin (@PutinRF_Eng) March 15, 2018












