Trumpi kërcënon Iranin me sanksionet më të fuqishme në histori

Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompey sot kërcënoi Iranin me sanksionet më të fuqishme në histori nëse nuk vjen deri te kursi qeveritar në Teheran. Ai shtoi se Washingtoni është gati të heqë të gjitha sanksionet dhe të vendosë marrëdhëniet e plota diplomatike dhe tregtare nëse Irani kryen ndryshime të mëdha. Ai tha këtë kur […]
Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompey sot kërcënoi Iranin me sanksionet më të fuqishme në histori nëse nuk vjen deri te kursi qeveritar në Teheran.
Ai shtoi se Washingtoni është gati të heqë të gjitha sanksionet dhe të vendosë marrëdhëniet e plota diplomatike dhe tregtare nëse Irani kryen ndryshime të mëdha.
Ai tha këtë kur gjatë prezantimit të strategjisë së administratës së presidentit Donald Trump në kufizimin e programit bërthamor të Iranit dhe kundërshtimin e aspekteve të tjera të sjelljes së Teheranit në rajon pas tërheqjes së Trump nga marrëveshja bërthamore e nënshkruar me Iranin në vitin 2015.
I gjithë ky tensionim i situatës ka ardhur pas vendimit të fundi të Trump për tërheqje nga marrëveshja bërthamore me Iranin, gjë që është kritikuar jashtëzakonisht shumë.
I pari që kishte dalë kundër një vendimi të tillë ishte ish-presidenti Barak Obama. Pastaj një gjë të tillë e kishte kundërshtuar edhe kancelarja e Gjermnaisë, Angela Merkel./Periskopi./












