Trump reagon pas sulmit në një shkollë të Teksasit

Pas sulmit me armë në një shkollë të mesme në Santa Fe të Teksasit, ka reaguar edhe presidenti amerikan, Donald Trump. “Të shtëna në një shkollë në Teksas. Raportet e hershme nuk po duken mirë. Zoti i bekoftë të gjithë”, ka shkruar Trump në llogarinë e tij personale në Tëitter. Sulmi la të vdekur […]
Pas sulmit me armë në një shkollë të mesme në Santa Fe të Teksasit, ka reaguar edhe presidenti amerikan, Donald Trump.
“Të shtëna në një shkollë në Teksas. Raportet e hershme nuk po duken mirë. Zoti i bekoftë të gjithë”, ka shkruar Trump në llogarinë e tij personale në Tëitter.
Sulmi la të vdekur 10 persona, shumica e të cilëve ishin studentë.
Sherifi i Qarkut të Harris, Ed Gonzalez, iu ka thënë reporterëve se shumica e të vdekurve në Shkollën e Mesme të Santa Fe ishin studentë.












