Trump paralajmëron Kim Jong Un: Nëse nuk pranon marrëveshje, përfundon si Gaddafi

Trump paralajmëron Kim Jong Un: Nëse nuk pranon marrëveshje, përfundon si Gaddafi

Presidenti amerikan Donald Trump ka kërcënuar drejtpërdrejt Kim Jong-unin se do të pësojë të njëjtin fat si Muammar Gaddafi, nëse udhëheqësi koreano-verior nuk pranon “një marrëveshje” mbi programin e armëve bërthamore të vendit të izoluar komunist. Kreu i Shteteve të Bashkuara e lëshoi këtë paralajmërim nga Shtëpia e Bardhë, kur u pyet nga reporterët në […]

Kreu i Shteteve të Bashkuara e lëshoi këtë paralajmërim nga Shtëpia e Bardhë, kur u pyet nga reporterët në lidhje me sugjerimin e fundit që i është dhënë nga këshilltari për Sigurinë Kombëtare, John Bolton, se “modeli libian” duhet të jetë model për marrëveshjen me Korenë e Veriut gjatë samitit historik mes Trumpit dhe Kimit të planifikuar për më 12 qershor në Singapor.

Modeli që iu referua Boltoni ishte marrëveshja e Gaddafit në dhjetor të vitit 2003 për dorëzimin e programit embrional të armëve bërthamore, që përfshinte edhe lejimin e cetrifugave të uraniumit të transferoheshin në SHBA.

Por, Trump duket se nuk ka qenë në dijeni të kësaj marrëveshjeje, dhe e interpretoi “modelin libian” për të nënkuptuar ndërhyrjen ushtarake të NATO-s në vitin 2011 në Libi, në mbështetje të një kryengritjeje, gjë që çoi në vrasjen e Gaddafit nga ana e rebelëve në Tripoli.

“Modeli, nëse i referoheni atij me Gaddafin, ishte një ekzekutim total. Ne shkuam atje për ta thyer atë. Tani, ai model mund të përsëritet sërish nëse ne nuk bëjmë një marrëveshje, që ka shumë gjasë të ndodhë. Por, nëse ne arrijmë një pakt, mendoj se Kim Jong-un do të jetë tepër, tepër i lumtur”, tha Trump.

I pyetur nëse komentet e tij nënkuptojnë se ai nuk ka rënë dakord me këshilltarin për Sigurinë Kombëtare, i treti në linjë në administratën e tij, presidenti tha:

“Mendoj se, kur John Bolton e bëri atë deklaratë, ai po fliste në rast se ne do të hasnim ndonjë problem, sepse ne nuk mund ta lejojmë atë vend të ketë arsenal bërthamor. Thjesht nuk mundemi”.

Komentet nxitëse vijnë në kohën kur samiti i qershorit është vënë në dyshim. Regjimi i Penianit reagoi me ashpërsi ndaj deklaratave të Boltonit gjatë fundjavës, i cili këmbënguli se Koreja e Veriut duhet të çmontojë arsenalin bërthamorë totalisht dhe urgjentisht.

Megjithatë, në fjalët e tij të kësaj të enjteje, Trump theksoi se Kim Jong-uni do të merrte garanci të plota për sigurinë e tij, nëse do të binte dakord për çarmatosjen.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?