Trump optimist se takimi me Kim Jong un do të jetë i suksesshëm

Trump optimist se takimi me Kim Jong un do të jetë i suksesshëm

  Pas disa javësh spekulimesh, Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi se do të takohet me udhëheqësin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un më 12 qershor në Singapor. Ndërsa zyrtarët e administratës shprehën optimizëm përpara takimit historik, ekspertë të tjerë bënë thirrje për kujdes, duke thënë se ky është vetëm hapi i parë në një […]

 

Pas disa javësh spekulimesh, Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi se do të takohet me udhëheqësin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un më 12 qershor në Singapor. Ndërsa zyrtarët e administratës shprehën optimizëm përpara takimit historik, ekspertë të tjerë bënë thirrje për kujdes, duke thënë se ky është vetëm hapi i parë në një proces të gjatë dhe kompleks që synon çnuclearizimin e gadishullit Korean.

Vetëm disa orë pasi tre amerikanë të mbajtur në Korenë e Veriut shkelën në tokën amerikane, Presidenti Donald Trump dha lajme të tjera, duke konfirmuar datën dhe vendndodhjen e takimit të muajit të ardhshëm midis Shteteve të Bashkuara dhe Koresë së Veriut përmes një postimi në Twitter.

I pyetur nga gazetarët rreth takimit historik, presidenti ishte optimist.

“Zoti President, a mendoni se takimi do të jetë i suksesshëm?
“Po, mendoj se do të jetë një sukses i madh”, tha presidenti
Por disa nga kritikët e presidentit ishin më skeptikë.

Në Senat, udhëheqësit demokratë kritikuan lavdërimet e presidentit për udhëheqësin e Koresë së Veriut.

“Është shumë shqetësuese të dëgjosh Donald Trumpin të thotë se Kim Jong Un i ka trajtuar amerikanët shkëlqyeshëm. Kim Jong Un është një diktator, që ka arrestuar arbitrarisht qytetarë amerikanë, iu ka grabitur atyre lirinë, dhe nuk i ka lejuar të shkojnë në shtëpi tek familjet e tyre. Lirimi i tyre nuk duhet të vlerësohej por duhet të pritej! “, tha senatori Chuck Schumer.

Pas bisedimeve të muajit të kaluar mes udhëheqësve të Koresë së Veriut dhe Koresë së Jugut, disa thanë se zgjedhja e Singaporit për takimin e muajit të ardhshëm është logjike.

“Singapori njihet për këto lloj takimesh. Është vendi më i zhvilluar në Azinë Juglindore dhe ka siguri të lartë”, thotë Patrick Cronin, me qendrën New American Security.
Ekspertët thonë se koha e bisedimeve midis Trumpit dhe Kimit reflekton një atmosferë më pozitive për dialog.

“Mendoj se do të jetë e rëndësishme ajo që të dy këta drejtues arrijnë në këtë takim, çfarë lloj procesi diplomatik i strukturuar do të nis pas këtij takimi”, thotë Daryl Kimball me Shoqatën për Kontrollin e Armëve.

Analistë të tjerë thonë se është e rëndësishme të mbahet fokusi tek qëllimi afatgjatë i denuclearizimit.

“Mendoj se menaxhimi i pritshmërive do të jetë shumë i rëndësishëm për këtë takim. Kemi patur takime si ky mes Koresë së Veriut dhe asaj të Jugut në të shkuarën. Ato nuk kanë rezultuar produktive në aspektin afatgjatë. Pra duhet të menaxhojmë pritshmëritë, të jemi realist reth asaj që mund të arrihet dhe të fillojmë një proces që shpresojmë se do të japë rezultate”, thotë ambasadori David Shear.

Javët e ardhshme do të jenë të ngarkuara pasi zyrtarët në Uashington dhe Phenian do të koordinojnë logjistikën përpara takimit të muajit të ardhshëm. /VOA/

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?