Trump ia ka treguar Merkelit dhomën e gjumit

Presidenti amerikan Donald Trump ia ka treguar dhomën e tij të gjumit, kancelares gjermane Angela Merkel, gjatë vizitës së saj të fundit në Washington. Kështu ka thënë ambasadori amerikan në Gjermani, Richard Grenell, në një përpjekje “të çuditshme” për ta mbrojtur marrëdhënien e Trumpit me kancelaren gjermane. Ai ka thënë se presidenti i ka dhuruar […]

Presidenti amerikan Donald Trump ia ka treguar dhomën e tij të gjumit, kancelares gjermane Angela Merkel, gjatë vizitës së saj të fundit në Washington.

Kështu ka thënë ambasadori amerikan në Gjermani, Richard Grenell, në një përpjekje “të çuditshme” për ta mbrojtur marrëdhënien e Trumpit me kancelaren gjermane.

Ai ka thënë se presidenti i ka dhuruar Merkelit një vizitë “shumë personale” në këndet e shtëpisë ku ai jeton, raporton telegrafi britanik, përcjell KosovaPress.

“Angela Merkel ka parë edhe dhomën e ndjenjës dhe atë të gjumit të presidentit. Kjo ishte tejet personale. Asnjë president i mëhershëm nuk ja ka treguar asaj këtë pjesë”, ka thënë ambasadori amerikan.

SHBA ka bërë gjithçka që të mohojë zërat se Trump dhe Merkel kanë një marrëdhënie të tensionuar.

Përderisa presidenti ka mirëpritur liderët e tjerë evropian në Shtëpinë e Bardhë, duke mbajtur duart me Theresa May dhe duke i larguar zbokthin nga shpatullat Emmanuel Macron, ai u shfaq më i ftohtë me kancelaren gjermane, Merkel.

Në vizitën e saj të parë, Trump as nuk u përgjigj ndaj kërkesës së Merkel për shtrëngim duarsh.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?