Trump emigrantët ilegalë i quan ‘kafshë’

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump edhe njëherë ju kthehet titujve bombastikë duke iu referuar imigrantëve ilegalë si ‘kafshë’. Rrjeti i mediave amerikane shqetësimet e presidentit amerikan i quan si raciste duke përdorur teknika jo-njerëzore për të gjithë imigrantët që hyjnë në Shtetet e Bashkuara nga Amerika Latine. Gazeta amerikane “New York Times” ka […]
Rrjeti i mediave amerikane shqetësimet e presidentit amerikan i quan si raciste duke përdorur teknika jo-njerëzore për të gjithë imigrantët që hyjnë në Shtetet e Bashkuara nga Amerika Latine.
Gazeta amerikane “New York Times” ka raportuar duke thënë se Trump po i “godet imigrantët të cilët nuk kanë dokumente”.
Kolumnisti anti-Trump i “Washington Post” ka shkruar për “trajtimin jo-njerëzor që u bëhet burrave, grave dhe fëmijëve”.
Komentuesi i “CNN”, Keith Boykin interpretoi komentet e Trump që “përmend taktikat e njejta jo-njerëzore që përdoren nga tregtarët e skllevërve ku këta shfajësojnë shtypjen ndaj njerëzve të zinj për qindra vite”.
Trump strikes a Hitlerian note about immigrants: “You wouldn’t believe how bad these people are. These aren’t people. These are animals.” pic.twitter.com/LpmgDMZ9RV
— Aaron Rupar (@atrupar) May 16, 2018
Nëse dikush e shikon videon aktuale të shkëmbimit nga tryeza e të mërkurës – në vend se të segmenteve të prerë në mënyrë selektive – bëhet e qartë që Trump po i referohej grupit famëkeq MS-13, apo Mara Salvatrucha, anëtarët e bandës në vend të Amerikës Latine ose emigrantëve të paligjshëm në përgjithësi, raporton “RT”, transmeton Periskopi.
Kjo nuk është hera e parë që Trump u referohet anëtarëve të Mara Salvatrucha si “kafshë”. Ai këtë term e përdori edhe në qershorin e vitit 2017 në një fjalim rreth imigrantëve ilegalë në Long Island të Neë Yorkut.
MS-13 e ka origjinën në Kaliforni gjatë viteve të 1980, kur shumë shtetas të El Salvadorit detyrohen të vijnë në SHBA si pasojë e luftës civile, ku administrata Reagan mbështeste krahun djathtist qeveritar. Banda ka qenë e njohur për dhunën, që e kishte shpërndarë në SHBA dhe Kanadë si dhe ka pasur aleatë të ngushtë kartelin e drogës meksikane./Periskopi/












