Tri rregullat e familjes mbretërore që i thyen Princi Harry dhe Meghan

Tri rregullat e familjes mbretërore që i thyen Princi Harry dhe Meghan

  Kur është fjala për protokollin mbretëror, princi Harry dhe Meghan Markle nuk i ndjekin gjithmonë rregullat. Dhe sot, në ditën e dasmës, çifti i sapo martuar thyen disa nga traditat më të mëdha të dasmës mbretërore. Meqenëse Harry është i gjashti pasardhës në fron, atij iu lejua të thyente disa rregulla, të cilat kanë […]

 

Kur është fjala për protokollin mbretëror, princi Harry dhe Meghan Markle nuk i ndjekin gjithmonë rregullat. Dhe sot, në ditën e dasmës, çifti i sapo martuar thyen disa nga traditat më të mëdha të dasmës mbretërore.

Meqenëse Harry është i gjashti pasardhës në fron, atij iu lejua të thyente disa rregulla, të cilat kanë qenë traditë e përjetshme e familjes mbretërore.

Meghan dhe Harry kanë nderuar dhe respektuar një numër traditash dhe rregullash të tjera të dasmës mbretërore, por edhe kanë shkelur disa prej tyre, ashtu siç të gjithë e prisnim. Është në shijet dhe karakterin e çiftit të thyejnë rregullat dhe traditat, për të sjell diçka më moderne ose ashtu u pëlqen të jenë.

  1. Ata nuk u martuan në një ditë jave, por në fundjavë e pikërisht në ditën e shtunë

Tradicionalisht dasma mbretërore mbahet gjatë ditëve të javës dhe atë ditë është një festë kombëtare për banorët e Britanisë. Kate Middleton dhe Princi Ëilliam u martuan më 29 prill 2011, ditë të premte, por Harry dhe Meghan zgjodhën të martoheshin të shtunën, më 19 maj, ndryshe nga tradita e familjes, kjo ditë nuk është pushim për qytetarët britanikë.

  1. Ata zgjodhën një shije jo tradicionale për tortën e tyre të dasmës

Është traditë e vjetër e familjes mbretërore, që në një rast të veçantë mbretëror, qoftë kjo martesë apo pagëzim, festohet me fruta. Një ëmbëlsirë me fruta të ëmbla ose të thata, arra ose erëza. Në mars, Pallati Kensington njoftoi se Claire Ptak do të bënte tortën e dasmës së Meghan dhe Harry-t. Sa për aromën, Pallati shkroi: “Princi Harry dhe Markle i kanë kërkuar Claire të pregatisë një torte me shije limoni, me pluhur të shijshëm që do të inkorporojë shijet e ndritshme të pranverës, do të mbulohet me gjalpë dhe të zbukurohet me lule të freskëta”.

  1. Harry vendosi një unazë martese të zakonshme, ndryshe nga tradita e familjes mbretërore, sipas së cilës unaza e Princit duhet të jetë prej ari nga Uellsi

Ndryshe nga vëllai i tij, i cili nuk mban një unazë martese, Princi Harry e mban një të tillë. Është tradicionale që në familjen mbretërore të ketë unaza ari të Uellsit, por Harry-i mban në të vërtetë një unazë platini.

 

Të ngjashme
Sazani drejt transformimit luksoz - Ivanka Trump flet për investimin milionësh në Shqipëri

Sazani drejt transformimit luksoz - Ivanka Trump flet për investimin milionësh në Shqipëri

Jennifer Lopez: Beqaria duhej të vinte më herët

Jennifer Lopez: Beqaria duhej të vinte më herët

Martohet Dua Lipa, dalin pamjet

Martohet Dua Lipa, dalin pamjet

“E nisa me një mesazh për…”, Gerard Pique zbulon si lindi historia e dashurisë me Shakirën

“E nisa me një mesazh për…”, Gerard Pique zbulon si lindi historia e dashurisë me Shakirën

Dënohet shqiptari xhihadist që planfikoi sulm në koncertin e Taylor Swift në Austri

Dënohet shqiptari xhihadist që planfikoi sulm në koncertin e Taylor Swift në Austri

Dasma e Duas dhe Callum po vjen më shpejt se ç’pritej

Dasma e Duas dhe Callum po vjen më shpejt se ç’pritej

Yll Limani publikon këngën e re "Ta kom fal"

Yll Limani publikon këngën e re "Ta kom fal"

Vdes aktori i "Emily in Paris", Pierre Deny - humb betejën me ALS

Vdes aktori i "Emily in Paris", Pierre Deny - humb betejën me ALS

E papritur! Merr fund lidhja e Brikenës dhe Mateos?

E papritur! Merr fund lidhja e Brikenës dhe Mateos?

Donald Trump Jr. martohet në fshehtësi, Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

Donald Trump Jr. martohet në fshehtësi, Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

“Tani e kanë radhën fëmijët tanë”, Loredana dhe Karim bëjnë plane për zgjerimin e familjes

“Tani e kanë radhën fëmijët tanë”, Loredana dhe Karim bëjnë plane për zgjerimin e familjes

Gjyljeta Berisha, shqiptarja pas suksesit të filmit “Fjord” që fitoi “Palmën e Artë” në Kanë

Gjyljeta Berisha, shqiptarja pas suksesit të filmit “Fjord” që fitoi “Palmën e Artë” në Kanë

Merret vendimi për aktoren e famshme turke Serenay Sarıkaya

Merret vendimi për aktoren e famshme turke Serenay Sarıkaya