“Tigrat” e Arkanit ekzistojnë edhe sot në Serbi (Foto)

“Tigrat” e Arkanit ekzistojnë edhe sot në Serbi (Foto)

Garda Serbe Vullnetare paraushtarake e kriminelit famëkeq Zheljko Razhnjatoviq – Arkan, e cila në vitet nëntëdhjeta mori pjesë në luftimet në fushëbetejat në Kroaci, Bosnjë dhe Kosovë, ekziston edhe sot. Kështu thotë ish udhëheqësi i Njësisë Speciale ‘Beretat e Kuqe”, Milorad Ulemek – Legija, i dënuar me 40 vjet burg. Por, Legija nuk tregon se […]

Garda Serbe Vullnetare paraushtarake e kriminelit famëkeq Zheljko Razhnjatoviq – Arkan, e cila në vitet nëntëdhjeta mori pjesë në luftimet në fushëbetejat në Kroaci, Bosnjë dhe Kosovë, ekziston edhe sot.

Kështu thotë ish udhëheqësi i Njësisë Speciale ‘Beretat e Kuqe”, Milorad Ulemek – Legija, i dënuar me 40 vjet burg. Por, Legija nuk tregon se me çfarë aktivitetesh merret tani ky grup paramilitar.

Ish komandanti i njësisë së operacioneve speciale serbe Beretat e Kuqe, Milorad Ulemek, i njohur si Legija, i cili u dënua me 40 vjet burgim për rolin e tij në vrasjen e ish- kryeministrit serb Zoran Gjinigjiq, këto detaje i ka zbuluar në librin e tij të ri “Në folenë e tigrit”, në të cilën ai e përshkroi kohën e kaluar në Gardën Arkanit, e cila, siç thotë ai ishte pjesë e Ushtrisë Popullore të Jugosllave (APJ).

Siç shkruan gazeta serbe “Kurir”, Lergija thekson se janë qesharake pretendimet se “Tigrat”, siç quheshin anëtarë të Gardës, shkuan në luftë për të plaçkitur frigoriferë, stufa e video-rekorderë.

“Nuk është e vërtetë se gardën e krijuan nga kriminelët. Ajo u themelua nga patriotë serbë, të cilët nuk u kursyen vetën që të dalin në mbrojtje të popullit serb. Edhe sot, bëhet padrejtësi ndaj Gardës duke u quajtur një formacion paraushtarak. Kjo nuk është e vërtetë. Që nga paraqitja e parë në Vukovar,  Garda u vu nën komandën e APJ-së, dhe më vonë nën komandën e Ushtrisë Krainës Serbe”,  tha Legija, përcjell Telegrafi.
Ai thotë se te ideja e themelimit të Gardës, Arkani erdhi kur pa fytyra të ndryshme si Shesheli  dhe Vuk Drashkoviqi, futeshin mes simpatizantëve duke u përpjekur t’i tërhiqnin në partitë e tyre.

“Arkani ishte menduar se në qoftë se duhet të bëjë diçka për kombin e tij të rrezikuar serb, atëherë ajo duhet të jetë konktret, të mos shkojë në tubime të ndryshme ku hahen qengjat”, tha ai.

Ai tregon se brenda Gardës mbretëronte harmonia dhe besimi.
“Shumë prej tyre as atëherë, në kohën kur Garda ekzistonte, megjithëse ajo edhe ekziston pjesërisht sot, nuk e dinë se çfarë uniteti dhe miqësie mbretëronte aty. Prandaj, nuk qëndrojnë pretendimit se ishte një lloj shoqërie e personave që donin t’i shmangeshin dorës së ligjit dhe se atje shkuan për të plaçkitur dhe të vrasin dhe kjo i fyen të gjithë gjallët dhe të vdekurit”, tha ai.

Legija gjithashtu zbulon se si Arkan erdhi në shtëpinë në Dedinje, e cila dikur ishte selia Gardës.

Ndryshe, Arkani, në atë vend në vitet ’90-ta, ndërtoi një vilë të re dhe madhështore, në të cilën familja e tij jeton edhe sot.
“Atëherë flitej nëpër qytet se atë shtëpi e fitoi në një lojë maratonike të pokerit. Personi kundër të cilit ai luajti ka mbeti pa para dhe, duke duke menduar se mund të nxirrej, ai e la peng shtëpinë”, thotë Legija.

Legija gjithashtu ka treguar se si janë njoftuar Arkani dhe gruaja e tij, Ceca dhe pse Arkani u kishte dhënë ryshfet pjesëtarëve të misionit UNPROFOR në Bosnje dhe kush ishin pjesëtarët e Gardës së Vullnetarëve Serbë.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?