Thaçi: U thash liderëve të BE’së se vizat duhet të hiqen, kemi plotësuar kriteret

Pika kryesore e Deklaratës të Sofjes është pika dy, që thotë qartë se Bashkimi Europian riafirmon mbështetjen e paekuivoke për perspektivën europiane të Ballkanit Perëndimor, ka thënë presidenti Hashim Thaçi, në një paraqitje për media. Pas kthimit nga kryeqyteti bullgar, ai ka vazhduar të insistojë se vizat do të hiqen sivjet, duke nënvizuar se këtë […]
Pas kthimit nga kryeqyteti bullgar, ai ka vazhduar të insistojë se vizat do të hiqen sivjet, duke nënvizuar se këtë gjë ua ka thënë edhe liderëve të BE-së, pasi ua ka qartësuar se vendi i ka plotësuar të gjitha kriteret e kërkuara në këtë proces.
“Samiti ka treguar edhe një herë shumë fuqishëm perspektivën europiane të Ballkanit Perëndimor. Kemi qenë të fokusuar në lidhjen ndërmjet shteteve të Ballkanit. Tema e ndërlidhjes është zgjeruar të përfshijë jo vetëm rrugët dhe hekurudhat, por edhe infrastrukturën digjitale. Është folur për shtimin e bashkëpunimit në fushën e teknologjisë, e Prokurim, eQeverisje”.
“Liderët e shteteve të BE-së kanë miratuar Deklaratën e Sofjes, pas të cilës janë rreshtuar të gjithë liderët e Ballkanit Perëndimor. Kosova për herë të parë në histori të vet ka marrë pjesë në një samit të tillë. Kjo pjesëmarrje është historike. Ka qenë fitore diplomatike për Kosovën dhe për të gjithë anëtarët e BE-së që e njohin Kosovën dhe të tjerët që janë në proces të njohjes”.
“Kosova është përfaqësuar denjësisht dhe ka pasur mundësi që t’i prezantojë rezultatet konkrete në të gjitha fushat. Mbi të gjitha, u bë e qartë se përkundër sfidave, shkatërrimit që ka pësuar vendi gjatë luftës, kemi arritur të zëmë hapin me vendet e rajonit që janë të vjetra si shtete gati një shekull”.












