Thaçi pas takimeve me Vuçiqin: Dialogu do të jetë shumë i vështirë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili po përfaqëson shtetin në Samitin e BE’së me gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, që po mbahet në Sofje, ka folur për takimet që ka pasur me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, raporton Periskopi. Thaçi ka thënë se zgjidhja obligative për Kosovën e Serbinë që do të ofrojnë SHBA’ja e […]
Thaçi ka thënë se zgjidhja obligative për Kosovën e Serbinë që do të ofrojnë SHBA’ja e BE’ja, do të jetë më e mira.
Tutje, ai bëri të ditur se me presidentin serb janë dakorduar që dialogu mes dy vendeve të fillojë në të ardhmen e afërt.
Por, ka paralajmëruar se dialogu do të jetë shumë i vështirë.
“U dakorduan që dialogu të fillojë në të ardhmen e afërt. Takimi me Vuçiqin ishte takim i përbashkët edhe me përfaqësuesen e BE’së, Federica Mogherini. Më pas, pati edhe një shtytje nga kancelarja gjermane, Angela Merkel, që të vazhdojnë bisedimet mes Kosovës e Serbisë”, ka deklaruar Thaçi.
Gjatë këtij Samiti, Thaçi thotë se çështja e dialogut edhe marrëveshja mes Kosovës e Serbisë është prioritet i vendeve të rajonit dhe BE’së, si parakusht për fqinjësi të mirë.
“Dialgou do të jetë shumë i vështirë, por jemi zotuar t’i zbatojmë rekomandimet e BE’së që duan këtë marrëveshje, sepse është e rëndësishme për Ballkanin Perëndimor. Zgjidhja obligative që do ta ofrojnë SHBA e BE’ja do të jetë zgjidhja më e mirë”, shtoi tutje presidenti./Periskopi












