Thaçi: Nga dialogu nuk do të fitojë askush 100 për qind

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar sot se procesi i ardhshëm për dialogun e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë nuk do të jetë fare i lehtë dhe askush nuk do të fitojë 100 për qind, duke theksuar se Kosova do ta ruajë integritetin dhe sovranitetin e vet territorial. “Fundi i dialogut do t’i mundësojë […]

“Fundi i dialogut do t’i mundësojë Kosovës njohjen nga Serbia dhe anëtarësimin në OKB”, u ka thënë ai gazetarëve në Sofje, pas takimit me Federica Mogherinin.

Ai ka shtuar se me iniciativë të Mogherinit është mbajtur takimi i përbashkët me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në të cilin është folur rreth hapave konkretë e konstruktivë në procesin e ardhshëm të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, në mënyrë që të ndërtohen marrëdhënie të mira fqinjësore, raporton FoNet, transmeton Koha.

“Jemi pajtuar që faza përfundimtare e dialogut të fillojë në të ardhmen e afërt me ndërmjetësimin e Mogherinit dhe përkrahjen e SHBA-së, e të shteteve tjera që duan të na ndihmojnë”, ka thënë Thaçi. “Jemi të vetëdijshëm se askush nuk do të fitojë 100 për qind, por e sigurt është se Kosova dhe Serbia me arritjen e marrëveshjes detyruese ligjore do të bëhen pjesë e familjes evropiane”.

Thaçi po ashtu ka theksuar se është i sigurt se procesi do të përfundojë me fitore të të dy palëve, përkatësisht Kosova dhe Serbia do të kenë të ardhme konkrete evropiane, dhe nuk do të rrezikohet asnjëri nga këto dy shtete.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?